Mittwoch, 17. März 2010

Vuajtja mizore

Vuajtja mizore
------------

Autori Xhelal Ferizi
------------------
Nnji dit pasi shpërtheva në mëri
vuajtjen e kërkoja për ta vra me armë në dorë
nuk kisha ma mëshirë në qelizë as dashuri !
isha nisur në kërkim me mund zvarras këmb e dorë
............
thua se në gjak as nji qast nuk e kisha ndryshim sa nji lëvizje n' qerpik
i mllefosur po vrapoja duke shikuar her mbas here në shekuj nga pas
vuajtjen e quaja të njerzisë armik jetik
vendimmarrës i pa luhatur kahdo vrapoja ta vras
--------------
dhe grryeva kahdo edhe në varr e në gurë
në kërkim të shkaktares kahdo për ta gjetë në të sajë fole
humnerave të lotit e në udhkryqe e tërthuer
në zanafillë e rrënjë ku ësht le
------------
me vete e kisha secilen arsye
armë e kisha qëllimin
dëshmi shekujt mbi te që jan thye
vetvrasjet e shumta e pendimin zhgenjimin
-----------
vrapoja kahdo me synim
po grryeja në kërkim të sajë
në dënesjet e mia dhe të kombit tim
në planetin plot dhimbje e vaj
-----------
doja ta vrisja at skëterrë llahtare
kush e polli vuajtjen enigmen e qortoja ?!
dhe qeshen me mua shikimet lojtare
kur un kah caku në veprim vrojtoja
----------
u tallen shekujt me mundin tim !
më than ajo kahdo buron !
më than do sy qielli mos ec ma në kërkim
se vuajtja jeten pjeston
--------------
se ajo gjithkund ka fole
në gjene në gjak e në shpirtë
ti armë aq të forta nuk ke
nuk vritet aq leht kjo akull ngrirtë
----------------
nuk shuhet aq leht nuk coptohet
ky akull nga ferri ka mbi i katranit
njerzia prej sajë nëpër shekuj ankohet
ti je pjesë e sajë o i biri i ilirianit
-------------
kështu më tha e më la pa shpresë
arma më ra për dhe
u ringrita do luftoj deri sa të vdes
për ringjallje e ringritje mbi dhe
---------------

Autori Xhelal Ferizi
--------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen