Dienstag, 16. März 2010

U bëra hije

U bëra hije
----------
Autori xhelal ferizi
-----------------
u bëra hije për hirë të të kokave të trrullosura në diell
për hirë të zemrave që jan djegë
u bëra puhizë për hirë të gjakut e damarve në vapë
mosmirnjohjeve ua fala freskinë
u bëra puhizë për dashurinë
për hirë të shekullit të përvluar
u bëra fllad për lirinë
u bëra i dehuri tapë
pa hile duke pi besnikërinë
u bëra gurë i mërguar
kur e mbolla në kopshtin tim
besen
në dashurinë duke besuar
kur mbolla pa hile
të qelur
pa djallëzinë
----------------
Autori xhelal ferizi
-------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen