Dienstag, 16. März 2010

Kam dënesë si gurgullima

Kam dënesë si gurgullima
------------
Autori Xhelal Ferizi
----------------
Kam dënesë si e prrojeve gurgullima
kur të kam pa në gjak e në dhunë kosovë antike
kur ty të ndihej gjamë e bërtima
un shpirtzimeve të mia i fshija ato qerpike
-------
kam qa deri sa jam stërmekë
kam qa se nuk kisha krah fluturimi
ma mirë do të ishte me vdekë
se rob me mbetë i gjithfar mohimi
--------
koha ishte e bizarit
prandaj nuk të dola un krah ty
rruleta ishte në duar të tradhtarit
kohen po rri tue pshty
-----------
nuk kam askend oj nanë
zuzare hijet më mbuluan
e di un se ti je zanë
por kur nuk me pyete pse vuan
--------
un vuajta se vula rrin në duar t' palara
ajo fatin ma drodhi
lavirja kohë gjithmonë del e para
prandaj mua loti më rrodhi
----
un kurr nuk e pata fjalen as dollarin
buken dikush tjeter e han me genjeshter
mos më gjyko nanë gjykoje tradhtarin
që kohen e drodhi si mjeshter
-------
koha mua në balt më la
se u shtrua kahdo me hile
me ty asnjiher nuk me lan me u pa
përdredhset maskat kopile
-------
nuk jam un në teater si aktorët tjerë
ata e luajten bishtin
un jam i pa brryla jam jetim i mjerë
në këmbzë duhej lujatur gishtin
-------------
shum kukulla dolën në skena
un mbeta se nuk dita me vjedhë
ata me shum fytyra e krena
kohrat të gjitha i kan mbledhë
--------
mua loti për ty më mbeti
akoma po rrokulliset
në shpirtin tim sa deti
me varg do ti përshkruaj viset
----------------
Autori Xhelal Ferizi
nga shqipëria etnike
----------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen