Puna për atdhe
nga autori ne mergim xhelal ferizi
Për Atdhe ju s ´jeni thye,
E, punë të mira jeni tu krye...
Me ata rreshta shndritë prej ari,
Me atë gjuhë që ua la i pari!
Me ato pena që rrjedhin bashkue
Besa mirë jeni tue shkrue
Mirë po shkruan Mona e Xhemili,
Mirë po shkruan edhe Fadili!
Me atë gjuhë që i thonë shqiptare,
Dridhin qendrat ndërkombëtare!
E, ajo ngjyrë që e shkrijnë prej ari,
U bëftë dritë për komb shqiptari
E ju tre që jeni bashkue
Vargu juaj ah qoftë lavdërue
Mos lëshoni pritën per t' gjallë,
Shkruani për dhe e shkruani për zallë
Për etni që e don Shqipëria,
Shkruani vargje për vise t' mia!
kahdo etnike rrnon shqipnia
Për çdo gurë që e kemi n´mexhë,
Mbi Preshevë e mbi Medvexhë,
Mbi Ulqin e mbi Tivar,
Penat tuaja u mbulofshin me ar!
E, unë e dua, kush për Atdhe:
shkruan me penë aq rreptë si rrufe!
Si ajo Mona, Gjeraqinë,
Që me shkrime e mbronë Shqipërinë!
Dhe, Fadili nga Ashlani,
Brez pas brezi fis Dardani!
Dhe, Xhemili tetovari,
Mirë cicëron me gjuhë shqiptari!
Si bilbilave po u shkon moti,
Për Atdhe ju ndihmoftë zoti!
Shkruani gjithë për komb e t´ parë,
E mos falni ndërkombëtarë!
As armiq por as tradhtarë!
Mos lejoni as hiena,
me i kputë shqipes ata krena
Për me e shqye Atdheun në copa,
se ju punon pena dhe koka!
koka e juaj punon pa hile
se ju jeni karajfile
ne toke dardane nen at qiell
shkruani ne rreze si ai diell
Mirë për besë më keni pëlqye!
Mirë po shkruani fund e krye!
Mirë po shkruani e keni n´gjak,
Shqiptarizmin e ndezur n´flakë!
Që n´ damarë të lashtë e keni,
Sa mirë kohës, po i rrëfeni!
Edhe botës me i tregue
Jo, Shqiptari me u robërue
Se n' roberi më s´ bie Shqipëria,
Pa ra globi n´zjarr e shkëndija!
N´shkrumb e n´ hi , pa u djegë Ballkani,
Shkruani pra, o bij dardani
gjak shqiptari e iliriani
penda e juaj ngjyrë meteore
mirë po shkruan per tokë arbnore
le te ndegjohet zë i juaj
nëpër vite e neper muaj
zëri i shqipeve në çdo forum,
se shqiptart janë t´mirë me brum
Kush shkruan drejt për dheun e vet:
Ju shtoftë ngjyra sa një det!
Mos i shterrtë pena për dhe,
Për etninë, e ku është le!
Gurë me gurë e vi me vi:
Gjithkund shqip - ku i thonë Shqipni
autori xhelal ferizi ne mergim
kenge kushtuar aktivistve te qeshtjes kombtare
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen