Mittwoch, 17. März 2010

Atdhe dashuria ime

Atdhe dashuria ime
---------------------
Nga autori xhelal ferizi
liriku i vargjeve shqiptare
----------------------
atdhe dashuria ime
atdhe gjithqkaja ime
atdhe gjaku i zemres time
atdhe flladi i gjakut tim
atdhe puhija e damarve te mi
atdhe qerdhe e ndejnjave te mia
atdhe ushqimi i shpirtit tim
atdhe mbështetja e shpresave të mia
aatdhe foleja e ëndrrave te mia
atdhe arteria e shpirtit tim
atdhe rrënja e vullnetit tim
atdhe ilaqi i guximit tim
atdhe gjiri i sigurisë time
atdhe kroni i pashterrisë time
atdhe damari i dashiris time
atdhe mburoja e jetes time
atdhe shpirti e beses time
atdhe krijuesi i ndjenjave të mia
atdhe lumi im i pa shterrur
atdhe lisi im i përjetshëm
atdhe rrap i furtunave të mia
atdhe drita e syve të mi
atdhe shkelqimi im i shpirtsisë
atdhe arti im ma i bukur i pikturuar ne ndnjenjësi
atdhe të dua me gjersi qielli
atdhe hapsira e paanë e shpirtit tim
atdhe në ty ndjehem mahnisht
atdhe i yti jam për jetë
atdhe kur vuajtje kam për teje mbahem
atdhe për teje shtrëngohem në qdo kohë
ti e zoti për mua jeni adhurim
atdhe të dua o gjaku im
atdhe burim i pashterrsive të mia
atdhe motiv i joshjeve të mia
atdhe o krua floriri i zemres e gjakut
atdhe i mirsia e mirsive në qdo kohë
atdhe ty moh nuk të bie
atdhe ti je i imi nuk të jap
atdhe trungun mos ma humb nëpër breze
atdhe ma ruaj gjurmen e të parit
atdhe pa farë mos më le
atdhe mos më humb si të pa fis
atdhe të pa denjë mos më le
atdhe zemren ma bën tirqi e plis
atdhe ti je shjetëria e arit
atdhe të dua për ty secilen fjalë det pashterrësie e kam
atdhe për ty miliarda shkëlqime i kombinoj
vetëm me të lulzhue në lavdi përksuhtimesh

atdhe fjalët ma të bukura i yll-zoj
atdhe ti mua gjithmonë më dhimbesh
atdhe ti nuk e din sa të dua
atdhe kur të duhet kurban
flijim gjithmonë më merr mua
vetem ti të mos rrënohesh
atdhe ti kohen ma ke kujtua
atdhe nuk dua të më hidhërohesh
pse shpinen ty ta kam kthye
se kohrat ishin mishngrënse
atdhe ndoshta nuk ke me më shpërblye
por un në secilen qelizë
dashuritë për ty kam me i zbërthye
edhe lulet do ti bëj fjalore
e ndjenjat puhizë
që ty atdhe me të lulzue
me ma të bukuren kangë arbnore
oh ti për mua je art dritë
je qenje mbi dhe madhore
per teje i mbajë te gjitha dashuritë
ti dua udhë ara e fusha e bregore
atdhe ti më ke rritë
ti at e ëmë je për mua
babë e kam dheun e nanë lulet tua
un nuk mundem atdhe me të harrua
ti je për mua shprehja atnore
të dua atdhe të dua
------------------------
nga autori xhelal ferizi
liriku i mërgimit me vargje shqiptare
-------------------------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen