Sonntag, 14. März 2010

Pabesi

Pabesi
------
autori xhelal ferizi
''''''''''''''''''''''''''''
thikë e keqe mbas shpine
kohrat tu hakmerrshin ty
gjithmonë je dinake
cakun mbarapa shpine e ke ne sy
vrafsh veten ti
moj maskë demoniake

kush në kët skenarë djajsh të ka shty
ti që mendon vetem zi
tehun ti e mbanë kthy
kahdo sillet kahja jote
lakmi e ego han e pin

sillesh me plane rreth bote
kujt ciles kohë e mot
do ti ngulësh at gjaprorë thin
si dje si neser si sot
gjak me tinzri po pin

ti gjithnji nuk njeh tjeter ne stinë e mote
per veq kurrrize kohrash me thy
me vra shpresa e me derdhë te shekujve lote
me mbyllë zemra stinesh me dry-
kush ësht kodësia jote
ku je ndertuar ti
kush të ka thurë ty me krrabza hilesh
qfar uji ti ke pi
aht ti je bi dhelprash e skilesh
shpirtin e veshë gjithmonë zi
ti nuk len zemer lulesh as karajfilesh
pa i tha me pa besi -
sa e mallkuar je
kush te ka ndertue cili arkitekt
ti je ma ekeqja mbi dhe
je thikë helmi per secilin qast
secili trembet nga ti
ti ne secilin rast
din me maskë me u zgerdhi
autori
xhelal ferizi liriku ne mergim

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen