Sonntag, 14. März 2010

Më jepni edhe mua një pikë

Më jepni edhe mua një pikë
------------------
Autori Xhelal Ferizi
---------------------
ma jepni edhe mua nji pikë atdhe
nji pikë ujë lirie
ma jepni nji pikë diellë në hise kosove
ma jepni ni pikë dardanie
------
ma jepni të pamvarsisë nji pikë aromë
ma jepni nji pikë të asaj të shtrejtë ere vatani
ma jepni pak gji lokje se etja na la në komë
ma jepni nji kokërr toke me dhe iliriani
-----
ju paskit qenë vetëm për vete
ma jepni nji pikë ujë pamvarsie
se ju mbulojnë lotët si dete
nga mërgimi që vijnë për tokë e atdhe etnije
---------------
ma jepni o bij harrimi
ma jepni nji pikë ujë trolli etnik
ma jepni se ju mbulon mallkimi
dhe bini prap nën armik
---------
ma jepni nji pikë nga ai qiell
të shuajm etjen shekullore të robërisë
na lëshoni nji rreze me diell
të na nxenë kosova e lirisë
-------------------
Autori Xhelal Ferizi
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen