Sonntag, 14. März 2010

Qani qani o ju male

Qani qani o ju male
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''
autorë xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''
qani qani o ju male
e ju rreze te atij dielli
se s po ka ma ideale
thue se shterrë jan toka e qielli-
-----
nuk po ka ma dorë per dorë
askund shqipe solidare
sa shum vuajn disa te gjorë
nga varfria ajo bizare
---------
qofsh mallkue mori varfri
e mos te pafshin toka e deti
sa shum ke mbjellë mbi dhe vuajtri
a thue e din vallë kombi e shteti
'''''''''
se varfrija nje pjesë po e thanë
askush brengë per ata s' po ka
guri e druri per dikend qanë
dikush ne luks lahet pa nda-
-------
ah medet shihni o rreze
qe ju prej dielli niseni prore
sa sa shum vuajti nder breza
nga varfria toka arbnore
------
sa shum njerz kan shkelë etiken
permbas pares tue vrapue
shihe o zot shqipni etniken
si u plandos n' varfri shemtue
------
po le ta din edhe perendija
edhe engjujt kah do jan
se e shemtuara ajo varfria
i ka nda po bi e nanë
-----------
babë e djalë vlla e moter
ka nxitë prishje me lakmi
e ka tha sa hise e voter
gjith ku i thonë vendit shqipni
-----------
eh varfrija ajo varfrija
sa i ka zbardhë njerzit me thija
sa shum shpirti ka qa prore
per pak buk e të thatë kafshore -

----------
por se mshira askund su pa
shum shqiptarë mbi dhe jan tha
i ka tha varfria armike
ua ka thye zemren qelike
''''''''''
dikend qitë e ka prej nderit
disa plasë jan ra prej vnerit
prej ati vnreit te varfrisë
disa ne t' zi jan katandisë
---------
o mallkue qoftë prore varfria
qe ka joshë njerz kah lakmija
e i ka ndryshue e tjetersue
zog ma shqip s' po del me kndue
-------
se varfria i ka stermekë
disa ne shpirtë per t' gjallë jan vdekë
e jan nda me shum hendeqe
mbarë etnijna leqe leqe

----------
dikush i pasur dikush i mjerë
e ka humbë jeta qdo vlerë
sepse shpirti esht varfrue
thue mirësitë mbi dhe jan shue
''''''''''''
nuk po ka ma kund mirsi
as te pa hile dashuri
veq se jan turrë njerz permbas vesi
mbas paraje e interesi
------
e thue vyshkë esht emocioni
thue se ne lule rrin demoni
permbi gongje e karajfile
s 'ka ma erë veq pare e hile

thue se edhe tokes i ra hileti
thue jan mykë zallina e deti
thue se vala ecë per pare
per me msy n' caqe tradhtare
''''''''''''
thue se u gjvesh edhe vet ylberi
thue se ra morali e nderi
thue nuk ka ma askund shpirtsi
per veq kultit pasuri
''''''''''
autori xhelal ferizi
..................................

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen