Sonntag, 14. März 2010

Un i biri i dashurisë

Un i biri i dashurisë
--------------------------

Autori Xhelal Ferizi liriku në mërgim
----------------------------------------

un i biri i dashurisë nuk u shpërbleva nga shekujt asnjëher
a thua gjenetika gjykon pa drejtë
a thua dashuria nuk qenka vlerë
kti kopshti nuk duhet mirsisht me ujitje me i ndejtë
---
ndoshta vallja qiellore kobshëm ndryshe luhet
atje te qendrat vendosëse të rruletes së qiellit
sikur të shpërblehej shërbimi e të paguhet
pse ndruhet ather të më vijë shpërblimi nga arka e fatit të diellit
---
asnjë arkë nuk hapet për mua e fatit të bardhë
asnjë shpërblim për mua edhe pse un i kam shtrydhë të gjitha bukuritë
qenka punë e kotë të jeshë burues i dashurive shpërblimet pa të ardhë
kot paskam lotuar ujitshëm dënes'shëm djersitshëm për dashuritë
---
un i biri dashurisë thua kam lindur vetëm shërbtorë
rrogtarë i dënuar me punë sizifi
mosmirnjohs u treguan hana dielli yjet e secili meteor
kët fat për mua me dyer të mbyllura kush e shpifi
---
kush si ! pse un gjithmonë në shërbim të dashurisë
i udhëve e i përpjekjeve mundimtare
un në shërbim gjithmonë të pa fundme të pashterrshme sasisë
e koha më tallë grabitqare
---
un në shërbim të dashurisë me pendë kujdestare
un jezu krishti nuk jam
shërbej bukurisë shërbej fjales përkushtimtare
as diell as dhe nuk kam
---
un nuk kam as mirnjohje nga era
as nga lulet as nga balta
kot jam bilbil që shërbej për stinë e pranvera
për mua nuk qenka krijuar shpërblimi as mjalta
---
as kombi im as gurë e dhe
as druj e bari e qetina që ju fala dashuri
as krojet që burojnë në atdhe
nuk mbollen për mua mirsi
---
e vashave belholla e kahdo rinisë
i këndova me art ylltarë
detit e malit e kahdo etnisë
por në grep të mjerimit të gjith më lan varë
---
për mua dhuratë nuk u gjet mbi dhe
për mua nuk shtrydhi kush aromë as fjalë
për mua nder kombe e nder fise e fe
nuk paska dashuri sa një valë
---
atdheu më mohon e fise e krahina
toka shqip nuk më flet
un në kafaz porsi kanarina
dashuri e lot po buroj si det
---

Autori në mërgim Xhelal Ferizi
Liriku në mërgim
---------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen