Dienstag, 16. März 2010

Nëse yllë ësht kjo diana
***********************

Autori xhelal ferizi në mërgim
****************************

në qoftë se yllë ësht kjo diana
pse s’ treguan kurr dielli as hana
pse s’ tregoj arti me fjalë
pse s' treguan currilt mbi valë
pse s’ treguan as moti as stina
as bilbili as kanarina
pse kan heshtur toka e deti
por me varg s’ heshti poeti
ai e pau mshehur n’ rreztare
kah po shndriste kjo shqiptare
kah shqipninë kjo rrezanike
po e shëndriste estetike
penda ime tue ecë qiellit
gjith tue folë me rreze t’ diellit
nji ditë heret e ka pa
kur kjo n’ gurra shkoj me u la
mu në at gurrë ku pin ylberi
mija yj ranë përnjiheri
me art fjale e fenomeni
foli balli e foli gjeni
balli i qiellit i kaltrisë
edhe hana e bukurisë
gjeni i nurit i gjenetikes
foli në rreze për sharm t 'qikes
aty penda argjentare
e hetoj n’ kullim ujvare
si optika n’ mes t’ currilit
e porsi thyen zëri i bilbilit
e ktheu artin kjo n’ lakime
edhe e nisi n' fjalë rimime
siq përthyhet vala e detit
e ka nxitë në art t’ poetit
mu aty në gurrë ujvare
nisi e tha për kët ylltare
pse o qiell ju yje e hana
pse ju o zogj ju shpendë e zana
deri tani ndejtë pa fjalë
pse ju o flutra në fushë e mal
nuk treguat ju kët thesarë
pse oj shkumba mbi ujvarë
pse e msheft ju bukurinë
pse s’ tregove oj kanarinë
priti e foli at'her mbi dhe
bukuria e hanes t’ re
diije mirë ore poet
se diana ësht’ylli vet
ajo ësht margaritare
që e kan la sa shum ujvare
e kan la sa gurra zalli
prej safiri ju la balli
prej ingjije e prej biseri
me kullim ylli e ylberi
ju ka la qafa e krahnori
e prej gurrë kroni burimori
ndër diamante ku rrin kthjellur
karajfili i zotit mbjellur
edhe bilbili pika pika
thua ka zbritë nga galaktika
thua ka ardhë me nji mij lara
ylli e solli te ujvara
se kurrr syt s’ kan pa t’askujë
veq kullimi për mbi ujë
kso hjeshije magjistare
si diamantet shkëlqimtare
e kan ruajt shum'dritë pasqyra
shum reflekse e bukur ftyra
ftyra e detit e qiellorisë
edhe e lehtë era e puhisë
jan shartue shum her jan pa
rreze ari e gurrë e va
gurra e zallit e sharmi i drites
vet burimi i kolorites
koloriti në lule ere
edhe sharmi e gaz pranvere
gjith’her bashk kto jan vargisë
me i la ballin t' bukurisë
me shum art e shum kujdesë
jan shartuan qerpikt me vesë
n' vesë diamanti e dritë mahnije
e kan terë me fllad e hije
hije flete të lehtë l’mimtare
me lang t’ kuq prej shege e nare
ja kan lye buzët magjike
e kan sjellë n’ shqipni etnike
afër lumi e afër deti
ku e diktoj me pendë poeti
ky liriku kërkimtari
e qëndisi n’ gjuhë shqiptari
që nuk pyeti diell as hanë
as kullim as ujë as ranë
e nuk pyeti për sekret
e shartoj me gjuhë të vet
edhe pse e quajn poet kryeneq
ehdhe pse i than s e syrit t’ keq
e kan mshefë kahdo dianen
por poeti s’ pyeti hanen
diell as fijet rrezatare
por e nisi n’ gjuhë shqiptare
kahdo në art të bukurisë
me e shpalosë n’ kolor t’ larmisë
n 'bukuri t’ gjuhes shqiptare
n’ zanafillat magjistare
ku i ka shqipja e lashtë etnike
e qëndisi në rimë lirike
tue qëndisë si gurë biseri
si curril kur shndritë ylberi
driten t’tij’ me dritë të hanes
kur sharton optikes t’ ranes
kur ajo shndritë me zallinore
me ujë ngjyre diamantore
kur bjen poshtë valbardha varë
me shartimin qëndistarë
shartim vale e shartim rime
me valbardha gurgullime
n’ kto shartime u la diana
e kan ditë po yje e hana
edhe vet qelsi i sekretit
era në pyllë puhija e detit
por se penda e lirikut
ja zbuloj magjinë t'qerpikut
ai nder gurra tue vrapue
me pendë n’ dorë ky tue ligjrue
tu prekë gjith mbi dhe damarë
kahdo trupat rrezatarë
tue kërkue n’ për gurra e vlime
me art pende vargu e rime
nëpër vlera e hulumtime
tue marrë art prej dielli e hane
tue ligjrue shqip me gjuhë nane
kah bjen vala e bukuria
kah do lmojnë po flladi e hija
kahdo lirë shpërndehet arti
e në at lis të atij shtat larti
ky tue pa si kndojnë bilbilat
tu i pa n’ brigje karajfilat
me pendë n’dorë ky tue vrojtue
ndoj hjeshi kund me e zbulue
ku dianen yjt e hanes
n’ besë ja dhan bilbil e zanes
që ta lajnë n’ për t ‚bardha gurra
në lugje e bjeshkë ndër male e curra
ku e mahnitë toka e etnisë
vet at syrin e gjithsisë
edhe i lan ata porosi
kahdo ngjyrave n’ kolori
kahdo optikes që dridhet në ujë
të mos e shoh kund syri u kuj'ë
se mund t'merret syshë diana
mandej plast bien dielli e hana
për kët t’ shejt’ me bukuri
që e mbajnë yjet si perri
e i tha fjalt e amanetit
kahdo lugut pyllë e detit
që ta ruajn si sytë e ballit
i tha vales t’ kullim zallit
edhe i tha tokes shqiptare
që ta ruaj me besë krenare

zana pran ti rrinte pyllit
n’ vrojtim arti t’ drites t’ yllit
deri sa ajo ta lante ballin
ku e ndriqonte vala zallin
syrit t’ keq kto gjith tue rue
por poeti e ka hetue
nëpër gurra tue kërkue
tue vrojtue ky gurrra e detin
e në gurë qmue kahdo sekretin
në vetull arti të ylberit
e në ngjyrat e sheqerit
në sherbetin e kristalit
e kahdo rrin hjeshia e malit
tu e vrojtue kullimit ranen
mu n’ burim e pau dianen
Në art ja dhe pendes sekretin
peshë e qoj po dhe e detin
hanë e yje re e qiellin
edhe gjersinë kjo qe e mbanë diellin
edhe driten kullimore
kah përthyen n' bilure arbnore
ja dha kodin të bukurisë
ja shpalosi mbarë njerzisë
vet poeti këngatarë
e kahdo vargut ndriqimtarë
në vulë diamanti n’ piedestal
në yllë të qiellit ma ka ndalë
bukurinë tu ia lavdrue
para saj mi ka gjunjzue
te gjitha ngjyrat e larmitë
art e shend e t’ bardhen dritë
para sharmit tash po shtrohen
e gjith njerzia thonë betohen
me mahni me fjalë vlimtare
për dianen vashë shqiptare
aferim i thonë lirikut
që e ka nxjerrë me sharm t’ qerpikut

me sharm balli e buzë magjike
kët vashë ylli qiellorike
që ky e gjet n’ shqipni etnike
kah po lahej në buzë t’ nji ujvari
edhe e lshoj n’ kushtrim ma i pari
edhe e nxori nder visare
n’ sharm estet e n’ gjuhë shqiptare
mu në vizllimë të bukurisë
në majë arti n’ fron t’ mahnisë
me shërbye për stinë jetsore
sa të jen kohrat shekullore
sa jan bjeshkë e shekuj e mote
rrnoftë dianë hjeshija jote
tu i mahnitë gjithmonë mbi dhe
kahdo zemrat me gjak rrke
tue mahnitë fe e etni
e gurë e dhe ku i thonë shqipni
*************************

Autori Xhelal Ferizi autorë i vargjeve shqiptare në mërgim
*********************************************
Xhelal Ferizi mergimtarë shumvjeqarë në gjermani
(I njohur si Xhela i Mitrovices )
.................................................. .....................................
angert nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen