Montag, 22. März 2010

Në pafajsinë time shpirtë'zemer

Në pafajsinë time shpirtë'zemer


-----------

Autori xhelal ferizi

-------------------

Në pafajsinë time do të krijohen lot deti

mbi të cilat do të notojnë anijet mëkatare

trekëndsh bermudesh aty do të krijonë gjygjet e dhimbjet

do të mbyten të gjith ata që e bënë zemren time të flas vet me veti

----------

në pafajsinë time do të mbijë zhgjëndërr e re

pipat mbi zemren time të ri do të qelin

aty nuk do të hyn ma myk i asnjë shekulli me bre

me vu pranga përjetsie e me gjemba dinak per të dredhur telin

-------

nuk do të lejoj i riu i menquri vegjetacioni

as i riu pip i zemrees se pafajshme me ideal

në at zemer do të mbijë përcaktues emocioni

që tik takun jetes së re do te ia fal

----------

mos provoni ma o kohra dinake zemra te pafajshme me vra

aty do të ket te porta e sajë te kujdesshme roje

zhgënjimet ma shpresa zemre nuk kan zemre për të tha

nuk bëhet ma zemra objekt loje

---------

le ta dijnë të gjith dinako mëkatarët

që kaluan pa u ndëshkuar nga ai det me lot

do të vijnë nje dit aty kohra e gjyqtarët

anijet e pamëshira nuk do kalojnë dot

------

se kohrat ndrrojnë e vijnë shtërngata

secili do të paguaj

do të vie një kohë kur vet as dita e as nata

nuk do të pranojnë që pafajsia të vuaj

----------------



Autori Xhelal Ferizi liriku i vargjeve shqiptare

neper vite me penden shqiptare ne dorë ne atdhe e ne mergime

kenge e poezi shqiptare ne vargje

-----------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen