Sonntag, 14. März 2010

E përse nuk më le të qajë o lot-

E përse nuk më le të qajë o lot-
autori xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''
e përse nuk më le të qajë o lot
dhe dole para dënesjes time
fjalen ma le në dridhje e belbzim
deshta te zbrazem me fjalë per te padrejtat dje e sot
perse ti rrodhe
pse rrodhe neper faqe me emocionin plot
e un mbeta në penden time
fjala e quajtur ndrydhje ne shekuj e mot
qe me poezinë plot ankime
të qajë e te mos ndalem dot
e koha të perdridhet ne aktrime
e ti mos me pasë askund zot
qe te jep shpresë as ledhatime
as dje neper kohra as sot
per se o lot heshtura ime
po rrjedhë kah bota kot
ku mëshira nuk te pret andej
kohrat nuk jan ma emocion
gjithqka u bë mashtrim e ego e pa frej
indiferente jan edhe toka e qielli
mos rrjedh si valë neper nej
se me nxe me dashuri nuk po del ma as ylli
maska ka hypur ne fron
se ty të dihet filli
por shekulli te kulluar nuk te don-
se dhembjet ti shkakton tradhtija
e ti pa shpresa loton -
ec kah shtegu e lirija
ec kah ringjallja ne shteg
kah shpresa e kah dashurija
se buza per per mbeshtetje e dashuri mu djeg
''''''''''''''''''''''''''''''''
autori xhelal ferizi
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen