Montag, 22. März 2010

Drejtësinë duke e kërkuar

nga autori ne mergim  xhelal ferizi 
mbas shum lutjeve përpjekjeve  e mundimeve

mbas shum lutjeve me fe

pas shum e shum vrapimeve

e mora globin me dhe





dhe po e rrrotulloja globin nëpër duar

me shpejtsi kureshtare

gjithkah duke hulumtuar

nëpër akte shekujsh në sirtare



po e rrotulloja globin gjithkah

me sy shkencorë e magjik

për të gjetë së paku në ndonjë krah

dikund drejtsinë e vërrtetë



o zot sa shum rrotullova

si në oren e gjeografisë

kah detet e malet shkova

me penden bashk isha nisë



kërko gjithkah nëpër vende mbi dhe

kontinente e në qdo shtet

në skutat me diell duke nxe

gjithkund ku kishte jetë



por kot e rrotullova

me shekuj me të gjitha mjetet

sa kërkimet përballova

kërkova lule e fletët





edhe drites e flladit e hijeve

gjithkah nëpër ligje të gjithqkajes

materjeve e të gjitha dijeve

dhe shekujve mbi kohra shekuj majes



të gjtha në penden time kërkimtare

i kisha intelgjencat bërthamë e sisteme

dhe gjuhët e kodet ndërkombtare

dhe zbërthimet për probleme



kërkoja nëpër vrima të globit rrumbullak

edhe mikromilion vogëlsirat

në të planetit përbërje rruza e gjak

në vlerat ma të mirat



mendoja se duke rrotulluar globin me digitale

në nji skutë dikund magnet

duke kaluar dhe e fusha e male

drejtsinë e imagjinuar kam me e gjetë



dhe me penden time në kët rrotulim kozmik

kahdo ku shtrihet jeta

kërkova si nji fenomen mitik

por drejtsinë askund mbi glob nuk e gjeta
nga autori  ne mergim  xhelal ferizi 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen