Sonntag, 14. März 2010

vazhdon pjesa -III-

Titulli: Vargje Nga Poeti Lirik Xhelal Ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

SHQIPNIJA ETNIKE tue qa e tue folë gjithmonë vet me veti
vazhdon pjesa -III-
nga autori xhelal ferizi
bregdeti plot miza mushkonja qe sa shekuj te mjejrimit
i pa zhvilluar ne asnji aspekt turistik pa plane urbane
shtepia pa plan a pa fusha bereqeti
me disa hotele qe i mbaruan shpejt e shpejt disa aktorë te krimit
kapobanda grupime hafije prej t ë gjitha ane
dhe nuk mud me i besu kuj mbi dhe se rrënjët nuk ja din
a ësht mafje apo vrasës i porositur nga demonë e armiq
dikurë shqiptari i padjallzuar mik e engjull ishte si nji fiq
kultur kishte por e prishen e prishen sllav helen e latin
mafioz lidhje e rrjeta kurthesh qe per pak paree shperblim
vepruan me plane te kqija e me shum dredhi
po ku dinte shqiptari të keqe mbi dhe perveq beses e padjallzisë
e fjales se dhanun e shoqerisë e bilure besë
po ju a e dini kush ishte djali e vasha e shqipnisë
per fjalen e dhanun dashuri e gatshme gjithmon te vdesë
per mik e korrektsi dalluar nder kombe e fe
dashurin e ndihmen ta jepte pa interes
sot mbushë jan kado maska me prapësisë
po ne e dijm se jemi deshmitarë kohorë
kur vajza arbnore e djali vdiste per besene dhanë

e tash si lopen per litari e terheqin me dorë
nder grek e talian dikund peng per ta lanë
si treg u krijua pazari mizorë
meshirë nuk mbet kund as emocion
u shtuan tash edhe servil mashtrues e puthadorë
pse liri i thue ti ksajë maske o mik-
kur ne qdo hap ndryshk sheh e myk e pislliqe
dhimbje e lot ku qenja njerzore po shitet per pak metelik
penda ime sheh po kto jan lot shkrimi qe lapsi nuk i duron
si dje si ne kohra si gjithmonë por edhe sot
per ne u konstruktua vetem plani i prisht
etnija ne ket myk në qdo anë po gjemon
nuk mbet ma vlla kumarë a shok as mik
dheu i ynë nga varfria e zhgenjimet po renkon
po anuk shihet s e kund fabrikë nuk ka te kromit e te zinkut
shkritoret kan mbetë skelete
elbasani tymosë tmerrsisht ku gjallesat vdesin edhe bari
e droga shperndahet flliqsirat neper bregdete
vashat transport vizash lop bizare quhen kafsh seksuale
po degjeneron gjithnji e ma shum per pare i mjerë shqiptari
po merr vese krime e te zeza adete
krimi mbi dhe gjithnji ee mma shum po lulzon dal nga dale
kahdo ne ne shkollë e jetë e fe rrol po luan euro e dollari
e femra po behet ne shum vende e pa moral e perdal
padronet e tyre me syze ne ballë shesin mend me foristrada
po a nuk e shihni s e si q ajnë fusha e male
se ndrue shqiptarit sot i jan shum adete
pse liri e kala te fortë ma quan ti mik ket ndertim
ku askund muri te hajrit nuk gjenë
ku shtof pelhur as kmishë nuk prodhohet
mos o njeri mos shit opium mashtrues per kombin tim
koha e atdhetarve askund nuk duket nuk po vjen
mbret po behet ai q emerret me krim
''''''''''''
se penda ime dhimbshem po ankohet


se njerz jan bë mbas interesi si dele
etika gjithnji e ma teper po largohet
po vjen kohë e ligë teveqel e
jeta me maskë e llafi tregtarë kahdo po aktrohet
i ndershmi ne fron nuk po ka kah del
shqipnija etnike prej etike duket s e po gjymtohet
dilni e shihni anë e mbanë shqipnisë etnike
si duket si e mjerë ne pranga e tel
diktatin kahdo kolonial e politik etnisë ja imponojnë
qe nga qamerija plagë qe renkon nen dhunë
kahdo neper arat tona te djerra albanike
nuk sheh plan as mbjellje te ndoj lakre as punë
nuk jan bë vijat ktarore ashtu si un dua
qe nji pemë e vogel me nxjerrë kokrra shum
e specat vargisur me i pa neper ara vashat e gra shqiptare
duke qesh pa djallzi te embla si llokum
nuke dua o lum miku haramin
as pshtjellimin e fitimin e dyshimt nga dora e huaj
se agjenturat gjithkah ja duke e ba namin
a nuk e shihni vllezer se sa shum po vuaj
dua q e fabrikat me ken krejtsisht tonat
dua prodhim vendas te vet te baterive
te qelqit punimeve e te shtofit me pelhurë
nuk dua me kja si qyqet te vonat
ne duar te qakajve e te fajdegjijve
te mna rrijn gjithmonë mbi krye zezonat
e katarri e toka e jonë te behet livadh i te lloj lloj thive
te hauj e tjerë qe vijn me qit pengesa
falltorë e grupe e klane te fajdegjijve
qe kurr nuk dijn qka esht fjala e besë

nuk dua qe te me shesin per pak interesa

kahdo tu u tall me ne loja e e smirzijve


e te vuajn kahdo te mjera te varfra popullore shtresa


veq pse edashka prore qejfi i faqezijve

e zemra ta ndryshme katarane e katila
e per shkka te mashtruesve sarhoshve e dilingjijve
mos me pasë ma koha djem e vasha karajifla


---------
nuk dua q e bullgare turq e pronarë tjerë kahdo mbrenda nate
te vijn te mbshtjellur me maskuese te dyshimta kuleta
te dyshmimta pare qe fitojn tenderin e shqipnis etnike krahthate
mandej vijn pasojat e nxihet e jonë jeta
u pa nder shekujs e i mjerë shqiptari as mik as nuk ka as kumarë
po shtohen dallime me fe e tarikate
nuk luhet kjo lojë ma pse tallje gjith me shqiptarë
disa qthuren vyshken vetvriten porsi qyqe nate
veshtirë pewr tu gjetur dikund e verteta
vazhdon ne pjesen- IV-
Nga autori xhelal ferizi neper vitet e gjata ne mergim
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen