Dienstag, 16. März 2010

Kur shekullit i dridhej buza shqip me qa

Titulli: Vargje Nga Poeti Lirik Xhelal Ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Kur shekullit i dridhej buza shqip me qa
----------
Autori Xhelal Ferizi
--------------------
kur shekullit i dridhej buza shqip me qa
un me vargun tim e kam përkdhelë
shekulli u mbështet dèneshëm në shpirtin tim dridhej pa ja nda
vargu im mundohej at'her të mbinte por nuk kishte kah del.
-------
un dhe shekulli e kuptonim njëri tjetrin
të dy ishim bijt e diskriminimit
askush nuk fliste me ne na mohonin pyetne kohorin më të vjetrin
fakt ësht se të dy ishim të bijt e harrimit
---
ai qante se i hynin kuajt e drurit pushtues në shpirtë për ta robruar
un qaja për atdhe për fjalen e lirë
të dy përvajshëm të lënduar
shkëmbenim shpresat për ardhmëri më të mirë
---
shekulli qitte gjak i plagosur
thundrat e mbanin për tokë
un me varg i plandosur
të dy ishim të shtypur në kokë
---
të dy ishim të lidhur në pranga kohore
të dy në buzë dridheshim për liri e fjalen
ai qante për reformat njerzore
un qaja se lirinë fjalen ma ndalen
---
të dy ia dinim njëri tjetrit hallin
shikonim me shpresa kah dielli
ai të përgjakur mandej e pat dheun e zallin
un mbeta i varuri i vonë me sy kah qielli
---
un dhe shekulli miq të pa ndarë ishim me vite
bisedonim fshehurazi mbanim besë e sekret
un cicëroja fshehurazi si zog dite
ai dridhej nga kërcnimet me siklet
---
të dy dridheshim nga diktatura
nga prangat e poshtrimi e kërcnimi
të dy ishim të lidhur dashuruaras me ideale si ura
të dy vuanim nga mohimi
---
shiprtin njëri tjetrit ia shpalosnim
shekulli trembej nga gjaku lufta e baroti
të dy kur flisnim pëshpërisnim ëngjëllsisht yjet dhimbshmërisht i plagosnim
ai druhej nga gjaku un druhesha nga loti
---
kur na u burgosen gjysëm liritë
të dy flisnim në burg në errsirë
ai më fliste për ardhmëritë
un i flisja për atdhe e vargun e lirë
-------
miq e vllezër të pa ndarë ishim ne të dy
edhe sot kështu jemi në at besë
kur shihemi sinqert në zemër e në sy
në heshtje themi të dy lidhja jonë nuk vdes
---
Autori xhelal ferizi
------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen