Dienstag, 16. März 2010

Deshta të ndërtoj për miqsi kala

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Deshta të ndërtoj për miqsi kala
---------------------
Xhelal Ferizi autori
-----------------------
me optimizmin tim
u turra për të ndërtuar kala marrveshjesh nëpër botë
sa i pa kuptim dola me kët vetmashtrim
po kjo qenka më than një punë e kotë
-----------

dhe a e dini pse sepse un muratorë
isha me nji pe të drejtë pa lak
dhe kur doja me vendosë gurin në qdo miqsi e marrveshje me dorë
kërcenin kombet me të pa rehatshmin gjak
---------------
ore un po ndërtoj kala thash me ton dashamirësije
për të gjith ju për njerzi e paqe
që të jet kala e përjtshme marrveshje e miqsije
ku nuk do të bëhen ngatrresa e gjaqe
-----------------
jo më than nuk e ke vu mirë kët themel
nji më thoshte vendose sipas kutit tim
kur nji tjetër me nji rrënim më del
në gërmadha ma shëndrroj mundin plot pelim
-------------
sipas penit të fortit pastaj
u ngrit e tha nji tjetër
do ta vendosi si dua un
kala nga mbrendë me lugetër
---------------

mandej u ngrit nji tjetër i zi e nji tjetër i verdhë me lëkurë
e plot tjerë si demon me hipokrizi
më prishnin pe e gurë
të bardhë e të kuq e të zi
--------------
nuk je ti mjeshtër më than
q' ësht kjo kala e butë
këtu nuk vendose as tmerr as hatanë
në qdo cep e skutë
---------------------
po pse ore thash un dua mir'sinë
të gjith që të rrini'në paqe të lirë
kala kjo që përfaqson njerzinë
që kohen ta keni drit'mirë
------------------
jo tha nji tjetër sherrnxitës shoven për kah gjeni
me lëkurë të bardhë por me pamje mongoli
ti nuk do të vendosësh këta gurë miqsije e bedeni
priti luftënxitsi e foli


---------------------
dhe u ngrit nji tjetër që cakun e kishte
me pre me gri e me vra
ma i ziu ndër shekuj që virgjri vashash prishte
sa nënat e vashat për së gjalli i i kishte tha
----------
ndalu ti shqiptarë më tha paqsorë i ballkanit
gojën e kishte krokodil
mos je farë e ilirianit
ndal se të ha o bilbil
-------------
pse don ti kala këtu miqsije
për kombe për njerz e fe
të ndërtosh për breza njerzije
kur dheun duam ta shembim ne
------------
po jo thash jo se të bukurin globin
si lëmsh mahnits me dhe e ujë
e fali zoti për jetë e paqe e pse ju kobin
ja doni............! mosni a nuk e shihni sa shum po vuaj

---------------------------
qeshen gajasur do tjerë
lene më than at aventurë ti ndërton diten ne ta rrëzojmë naten
a nuk e sheh o i mjerë
se kombe e fe mbi dhe me gjak e lot rropaten
---------------
ore un dua thash dua kala dhe besë e paqe për breza
më leni të lirë të ndërtoj mirsi më lejoni
se mjaft na mbyten kobet varfri e,luftrat e zeza
qe ju priu me sherre luftnxitëse gjithfar lloj demoni
----------------
më leni tash e kërkon qytetrimi modernija
e koha e menquria e brezat e ri
se kaloj koha e absurdeve kaloj barbaria
ësht koha për shije jete e liri
--------------
jeta nuk ësht për luftra e lot
për masakra e tmerre e vujtëri
për gjëmime dhimbje e flakë e barot
por për jetë e argtime e liri
------------

jo më than do tjer me fe të veshur zi si korba
dhe do tjerë me katran klanorë
dhe dolën disa tjerë që përzienin intriga e sherr qorba
e disa tjerë si akuj disa të ftoft si borë
--------------
kishin dalë të gjith në qiell e mbi dhe
shikonin në mua e në skenë
dikush po gajasej dikush lotin rrëke
mos e nis më than disa se nuk ja vlenë
---------------
dhe un me qekan në dorë e gurin në latim duke e gdhendë
me këmbngulje paqsore në punëkur erdhen disa puthadorë
e nisen të me shisnin mendë
sa të mjerë ishin sa të gjorë
------------
më than morëm vesh nga larg
se ti ndërton nji kala
me gurë për paqe kombe e miqsi të renditur varg
por këtu servili as dhelpri nuk ka
----------
e 'q' më duhet thash nëpër gurë servilija
a'jeni ju në vete
se kala të qëndrushme të drejtë don qytetnija
e jo si tuajat servile adete
------------
pse ju kërkoni në kala servilinë
nëpër qdo rrudhë të gurit e në themel
jo jo se gurët në servili nuk rrijnë
parimet nuk duan me i shkelë
-----------
un me gurë nëpër mure vazhdoja me ideal në punë
me varg me pe e me pendë
kur u duken te muret disa të etshëm për dhunë
e disa tjerë mbas tyre të pa mendë
---------
kishin marrë vesh se kala miqsije botrore po ndërton poeti
kishin ardhë për rrënim e shkatrrim
dinake sarhosh e servil e gjithfar soj naleti
donin ta ndalnin hovin tim
----------
po q' bën ti këtu më than,kala don të njerzisë
ore a nuk sheh ti të zezat plane
se nuk don askush ndërtim të sinqert të miqsisë
se bota po mbahet me luftra padrejtesi e klane
---------------
po pikrisht për kët shkak thash o njeri
kala e gurë miqsije me themel kam nisë
kjo kala përmbanë paqe e njerzore dashuri
ndërtuar nga peni i pa hile i drejtsisë
------------

qeshen edhe kta dhe më than mos e nis
se natën do ta rrezojnë gjahtartë
ata i duan brezat si qyqet mbi lis
ata nuk i duan brezat t' barabartë
-----------


iken edhe kta dhe un po vazhdoja
me pe e gurët në latim
me një këngë lirije nga shkrumbueshmja goja
i etur për miqsi nder kombe e vllazrim
------------
o zot kur paprimtmas erdhen danajt grek
dihatur me vrap e rrëmujë
pse ti më than mua shqiptarë akoma s' ke vdekë
ilir i mallkuar dhe ndërton si në krujë
----------
ndërton kala jo për trinitrinë
por kala ku nuk mud të hyjmë ne
me veset e tona intrigë e tradhtinë
me kuaj druri e panhelene me fe
-----------
un shtanga e mbeta me gurin në dorë ngri
jo ju thash ju lutem kuptoni
kala po dua për paqe mqisi e liri
ku vend nuk ka luftnxitsi e demoni
---------------
lej ato prralla me than ata me akuzë
ne duam heken pansllavian dhe vetëm tradhti
që boten ta bëjmë shkrumb e hi e shpuzë
me sllav së bashku në një trinitri
-------------
un shtanga u habita nga ky moskuptim
kur erdhen dhe rus e shkje
e tjerë radikal esktrem n' shpartallim
që e duan planetin me dhe
-------------
e duart më dridheshin nga ky presion
se peni s' më mbahej dot
kishin dalë me sulme vampir e demon
dhe në guri më pikën lot
-----------
e në qiell të gjith paqsorët kishin dalë
hanë e diell e yje
po e vështronin skenen edhe fusha me mal
te bukurat kreshta e pyje
---------
të gjith edhe era e puhiza me dashuri më thonin vazhdo me kala
se jeta e jonë ësht në rrezik
se njeriu me fe me klane ësht nda
na e prishë natyren o mik
----------
e un për hirë te yjeve për hirë të dheut luleve e zallit
për hirë të gurve e ranes
edhe pse n' trysni e në pikë të hallit
gurve po ju flisja në gjuhen shqip të nanes
-------------
secilit në palcë në rudhë e në qendresë
secilit në kala në gdhendje e latim
që të rrijnë në kala të drejtë gurë e me besë
për pe pa u lëkundë në lakim

Xhelal Ferizi AUTORI
------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen