Sonntag, 14. März 2010

Vashë e bukur shqipëtare ----------

Vashë e bukur shqipëtare
----------
nga autori xhelal ferizi
liriku ne mergim
vashë shqiptare moj belhollë
dil mos rri nën hije mollë
nën ata rrema plot me erë
dil kah lulet nga njiher

ku rrin arti e bukurija
fleta e sharmi edhe larmija

dil e shih nder fletë bujare
si kan qelë lulet shqiptare

merri erë ndoj borziloku
se t' hjeshohet balli e floku

edhe vetulla porsi t' hanes
se ktu kndnohet gjuha e nanes

gjuha shqipe karajfile
nder mimoza e trandofile

nder lulkuqe e mandarina

e kshtu i shkojnë po moti e stina
cicerimes ne gjuhë amtare
neper strofa gjithkombtare

vargut shqip nder rozmarina

tue kendue si kanarina

lene mollen m,e at hije
dil n' per art prej idilie

ku pranvera del me brusha
ku larmojn të gjerat fusha

me nji shpirtë sa të pa anë
që i joshin diell e hanë

edhe e joshin bukurinë
at shkelqim e dashurinë

te rinisë me zemer jetë
e jani shihni lule fletë

si dijn t' qelen pa djallzi
veq per art e per mirsi

jo per maska e laramane
veq per yj e per drit hane

eja dil moj karajfile
sepse lulet nuk kan hile
e perkulu para mahnije
para arti e bukurije

se te ka ardh penda me lule
dil se se pendat i perule



mos u ndrojë para qiltersie
rri e thjesht se te ka ma hije

rri nder lule aromtare
e ndegjo cicrimë shqiptare

si kendon zogu nder moza
ne jorgovane thana e shkoza

e ne tjjera lule bari
gjithkah shtrue ku rrin behari

zogun tuaj mos e nenqmoni
anjiher mos e largoni

kur ai nga rruget mergimtare
te ju vjen ne degë shqiptare

me kendue prej mallengjimit
me at sqepin e rimimit

mos e ndiqni mos e gjuani
mirë se erdhe gjith ti thuani

neper degë e neper pipe
me kendue me gjuhen shqipe
-----
se rrin zogu nder karajfile
me cicërimë e këngë pa hile

veq per ju me shkri ndoj varg
neper mote vjen nga larg

neper lule e fusha vjen
e me shum rima e refren

ju kendon kah qielli e pylli
me rimë arti porsi fyelli

si magjika e kolorites
se ai quhet zogu i dites

qe mergoj ne udh mergimtare
me at pendë margaritare

e ka ndejt mbi tridhjet vjet
tue lotue per dheun e vet
e mas vitesh neper mote
vjen me kndue neper ag'zote
her mbas here per atdhe
me i bashkue me varg tri fe
edhe zemrat e unitetit
me at zemer si kaltri t detit

e kahdo ka degë e kroje
me gjuhë shqip kendon per troje
-------------------------------
xhelal ferizi autorë keng lirike shqiptare
vazhdojn kengt shqiptare

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen