Sonntag, 14. März 2010

Të injoruan o varg

Të injoruan o varg
''''''''''''
autori xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''
të injoruan o i dashuri varg
fijet e ngatrruara të përthurura
edhe ty o bilbil deshten të ngatrrojnë

të përbuzën të mohuan të lan nga hisja larg
me hi të zi të mbuluan
ata që edhe diellin e pshtynë e mallkuan
shtyllat e liga të kohrave
ata që edhe lulet i abuzuan
që asnji kurriz vlere nuk e mbajnë
të mohuan ty
ata që hanë e pijnë debiili
qe mendjen e kan ne gjah qejfi
ata qe ushqehen me kopili
ndergjegjen e plehnojnë me myk
mos qaj o varg
ëndrrat tua do ti nxej nji dit dielli
mos u brengos
se ata ngrisin te pa lara dolli
e ti ne shpirtë mos u sakatos
se ata rriten me servili
ti mbaj fe e atdhe
mbajë emocion
se ata nuk njohin komb e atdhe
as te vertetë miqsi as dashuri

ata mbajnë miqsi me demon
e ti kendon per jetë e bukuri
e ti gjithmonë je freski e re
që shekujt nga kllapija i zgjon-
'''''''''''''''
Autori xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen