Montag, 22. März 2010

Un nuk jam ma ai që isha

Un nuk jam ma ai që isha


------------

autori xhelal ferizi

------------------------

un nuk jam ma ai që isha

se diellin ma vodhen nga zemra

ma vodhen lulen nga gjiri

ma vodhen atdheun nga hisja

ne vend te zemres kah do me rrin themra

nuk mund te ringjallem ma nga hiri

si dikurë kur rignjalljet perseri i nisja

nuk jam ma as gjak iliri

se gjakun ma bënë ujë djalli shqipfols e vampiri

mo voehden tapitë e te parve

o zot a thua un u prisha

kur un isha engjull gjevahiri

se na i sulen shum bisha

nuk jam ma hise e shqiptarve

me lidhen me perthuren me hile zingjiri

me lyen kahdo me akull

neper gremina nuk me dhan asnjiher dorë

mi rrëzuan te gjitha perpjekjet shakull

me mbuluan me nji hile te zgerdheshur

mbulesë e ftoft si borë

me plagosen ne krah e ne shpatull

ne zemren time te gjorë

shqipen ma humben e udhen ne oborr

ata satanet e gjveshur

pshtysat e mirësive te krisur

secili ne shpirtë ma i verber qorr

me fytyra njeriu duken

por si qenë gajasin e kujisin

ata engjujve ju grryejn vorr

pas shpine te vrasin

dinaket qe baben ne treg e qesin

per pak post a pare

mohues qe edhe shekujt i pelcsin

tradhti tradhti ashiqare

ata qe intriga ngjesin

oshtimat e mia buqasin

qelizat e mia po vdesin

armët e mia po thrrasin

luftë o luftë me te poshtrit

ata dijn vetem te vrasin

ata dijn veq me meohue

lavire jan te qdo kohe

ata dijn me aktrue

gjveshen para qdo pagese

egon e kan kult mbi dhe

nji pikë ujë nuk ta japin

nuk njohin as besë as fe

-------



brrylë zi urith te nentokes

ata ma ndalen vrapin

ata kan ngrën atdhe

ata hanë me hile

gangrenë ata jan per ne

-------

ma qiten per hundesh edhe gjinin e lokes

ata mallkuar qofshin

ata dhe vetem ata

ne ferr ata me djaj rrofshin

mbi dhe mos paqin rrisk

ata me hile ushqehen

ata gjithqka rruajn pa brisk

se grabits jan te lavdisë

te mallit e haram emrin e kan



pa meritë ata shperblehen

dyftyrsha ata jan

hajdut qe edhe hiles ja kalojnë

ata neper lukse dehen

ata djallit ja kalojn

ushkureve rrijn perthurë

ata pallin e hunguriojn

nuk lënë kund shpresë as urë

te gjitha i kpusin i rrenojnë

ata nuk jan qenje po gurë

ata edhe rrejshem betojnë

ata shpirta rrenojnë

-----

nuk jam ma nuk jam i juaj

se edhe gjenet po me gjëmojnë

ju gjakun e keni ujë

ju diellin e neveritni

te bijt e atdheut ju i bëni te huaj

ju qe per padron bertitni

e un ne dhe te huaj po vuaj

e ju na thoni gelltitni

ju qe ne lukse shetitni

qe pini e hani djersë t' huaj



vuajtjet na i leni per hise

tapiat na i merrni e prona

zerin tonë se ndegjoni

po toka a esht e jona

ku bejm ne pjesë me fise

cili gjak jemi ne o mjeran

po ju a ju polli demoni

po un ku kam vatan

kush me tha mua ti je i joni

jo jo ju njerz nuk jeni

secili po ddel ma satan

po ju kush ju polli

kush more mjeran

a baba shqipfols ilirian

a grek a shkja pansllavian

mos jeni me gjak kopila

perse sdaktatosni bilbila

per se sakatosni qdo fe

per se po na vyshkni mbi dhe



per se jeni te zi si katran

per se vyshkni karajfila

ne nuk kemi atdhe

lotet na shkojnë si currila

jo jo nuk jam i juaj

nuk jam askund ne katdaster

nji ditë ma nuk do te vuaj

me pushkë do te luftojmë per qdo ngaster

qe ju te ikni ne te huaj atdhe

e ne te rrenjet te kthehemi

se mjaft ma ma tradhti

veq plumbin e njihni ju kod

ju jeni djaj te zi

ju dhimbje as ndjenjë nuk ndjeni

te pa fism e jeni te pa rod

as fis as farë te paster

si dje ashtu ishit edhe sod

do te luftojm ne tash per qdo pllëmbë engaster

e token e te parve ku lindem

edhe pse ju te na ndiqni doni

ku miza hekur brenë

--------------



vazhdon ne pjesen

II

nga autori xhelal ferizi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen