Dienstag, 16. März 2010

Karajfilin e kuq kur ta dhurova.
nga autori xhelal ferizi
karajfilin e kuq kur ta dhurova
në bukurinë e atij shekulli nuk e dija që struken dështime e dhimbjet
un qiellorisht me të gjitha bukuritë e virgjra u dashurova
shejtërore i mbaja kult dehje'dashurinë përkushtim bindjet
-------
un pushtueshëm me shekuj zbukuruese ëndrra shtrohesha në qilima dashurues lumturije
mbi ajr ëndërrueshëm i dhash krah shekuj bardhes dashurisë
me buzqeshjen time emblemë të padjallzuar si kullim shejtërie
po bëja hapat nëpër mbretëritë e quajtura dashuri iluzionet e ardhmërisë
----------
nuk e dija se në karajfil do të mbillet nga ti kobi shekullvrasës
e fati i dërguar nga rrënimi yt lojë kob ves mbjelluri i satanit
që nën fletët e karajfilit mshifej dyshim fekonduesi mbarsës
pjellë sadiste vulë e djallzuar e namur e dërguara e hiles së zandanit
---------
zandan i hiles pjellës sherri ku un duhej të shkriheja përjetsisht
ai qast njohje kishte djallzuar me ferr secilen fe të karajfilit në petale
dhe gjuhen time shekull sherbete me rrënjë zemre mjeranisht
ma shëndrroj tash në poezi që tundin dhimbsurisht fusha e male
------------
ku e dija un se në pa djallëzinë e karajfilit fshiheshin aq shum dhimbje udhë
ku secila ishte rrënjë që do të shkonte në brerje të dashurisë deri në gjenetikë
ku e dija un se e imja dhe e karajfilit secila rrudhë
do të bëhej për mua brerje e mbjellur në kohen time tragjikë
----------
un karajfilin e dhurova dashurisht me pa mashtri si arti në zemer fëmije
nuk dija se në te do të hynin njimij djaj si kuaj danajsh nga marrëzia
un diellit të dashurisë që ta fala i dhash plot rreze fllade e hije
që aty të bashkohet lulëzueshëm mahnitore e jonë përjetsia
------------
un e dhurova karajfilin pa menduar se fatet e zeza të zandaneve vula do
ta vyshkun
nuk dija se mjeshtria e djallit fshihej me gjemba mu në qastin karajfil
un kur këndova dashuruseshëm nuk e dija se do të këndoja dhimbsurisht me ndryshkun
nuk e dija se kurtha e jetes vetvrasëse mshifej mu në të dhuruarin karajfil
--------
dhurata të kthehet në thikë nganjëher o qiri i sakrifices plot përkushtim
dhurata ësht arti ma i vizllueshëm tragjik që din edhe të vret
un qastin e karajfilit dhurues e bëra në dhimbjet e mia pendim
udhë loti e dhimbje që i mbajë në shekuj qerpik derdhje det
-----------
me mosmirnjohje ma shartove pastaj karajfilin
e ujite me pelim helm që përjetësinë ia brenë
gjithmonë djalli e ka tradhtuar bilbilin
karajfil të pa djallzuar si timin ma nuk gjenë
nga autori  xhelal ferizi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen