Sonntag, 14. März 2010

Pse varfria pse varfria ''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Pse varfria pse varfria
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
autori xhelal ferizi
-----------------
pse varfria pse varfria
po i mbulon viset e mia

si nuk paska permbi dhe
as bashkim e as ide

qe te luftojnë me e mbrri suksesin
e ne ego te mos vdesin

por tregtari e qytetari
biznesmeni e aksionari

te gjith te jen bashkue n' qellim
te gjith bashk me kordinim

te fitojm betejen prore
begati per tokë arbnore

e te fitojm se plani i armikut
po na e derdhë lotin t' qerpikut

sabotime sabotime
papunsi edhe varfrime

po a s po ka shqiptarë mbi dhe
qe i bashkon si n' nji fole

shqipet bashk e me i vargisë
e zhvillim ne atdhe me nisë

---------------------
e s ' po ka askund mbi troje
me na nxjerrë ne prej ksaj ploje

nga varfria ajo kronike
qe i kaplon trojet etnike

se shqiptari thonë ne asnji cep
doren te vetit s' po ja jep


a ësht kshtu un nuk e di
por se ne atdhe po ka kerdi

shum mjerim e papunsi

dikush lahet mbi dollarë
dikush varet mbi litarë

pse nuk ka fmijve qka u jep
kore buke mbi qerep

as nuk ka qumsht as patate
veq se vdes si i qyqe nate

prej zhgenjimi e prej mjerimi
disa plast bien prej hidhrimi

disa ne varr shkojnë prej ksaj peshe
eh moj kohë sa keq na gjveshe

keq na gjveshe e na varfrove
shum shqiptarë ti i dermove

shum i le t' mjerë pa atdhe
udhve lotin tue derdhë rrke

tue kalue detin per pare
kush n' per male e n per ugare

dikush trup per kah lugina
gjith ne vujtri shkoj moti e stina-

ve q' se egoja u mbjell mizore
per me i tha trojet arbnore

se rrallë doren kush kujt ja jep
ket po e din edhe fmiu ne djep

se perndryshe moj etni
nuk vetvritet plak e ri

shifne numrin mbi atdhe
sa vet'ra jan e shkue ne dhe

sa kan ra shqiptarë n' litarë
që traditë nuk ish ma parë-

veq prej skamje pasha nderen
se askush sua hapi deren

as su dha dorë as ndoj shpresë
se u bë jeta interes

prandaj shum e lan ket jetë
se ndoj shteg nuk e kan gjetë-
as ndoj dalje shpetimtare
per me e gjetë ndoj shteg a qare-

o varfria ajo varfria
ka koritë shum fise t' mia

skamja e zezë sa shum ka tha
sa shum njerz per lek jan vra-

sa shum sytë tue qa jan shterrë
sa shum dyert jan mbyllë me therrë-
sa shum e lan token e te parve
me ua msy euro e dollarve

ja kthyen shpinen adriatikut
e kan msy tej atlantikut



ku po hahet buk e mallë
ku jan tha mbi dhe e zallë

diten ne lot kta tue kalue
per dhe te parve tue mendue

kush per pare e per qare
kush ndoj punë tue gjetë rrogtare

sa me e ngranë pak buk e merzi
ma shum lot e gjamë tue pi

e atdheu atje tue renkue
fusha e male tu i gjemue-

o varfria o varfria
ra pa shpresë mbi dhe etnia

njeri doren duke e shtri
tjeteri ne ego shet lavdi

por ta dijn toka me det
se nuk u gjet kund unitet

me i dhanë doren me i d hanë krahun
gjith ne lakmi po tue msy gjahun

sa ma shum me u pasurue
por per komb kush pa mendue

as per popull qe te punsohet
s e njeriu po tjetersohet

e dal nga dal edhe shqiptari
se ne gjak po i hyn dollari
edhe ideja veq per vete
e po harron ligje e adete

harron te vetin e harron dhe
s'' don me dit se ku ësht le

se duhet kuj pak dorë me i zgjatë
ndonji shpresë a ndoj uratë

o ndoj gjasë me i ofru a - dritë
ne ndoj sukses edhe ai me u rritë

qe te zjgjerohet pasuria
bashkpunimi e dashuria
e shqiptarit me shqiptarin
jo me e dasht ma shum dollarin
se qdo gja tjeter mbi dhe
se farefis vatan e fe-

------------------------
autori xhelal ferizi
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen