Montag, 22. März 2010

Kur qeshni e di pse qeshni

Kur qeshni e di pse qeshni


autori  xhelal ferizi

E di pse qeshni kur qeshni

sepse mendoni se pas qeshjeve nuk ka re te zeza jete

sepse qeshjen e ka zbuluar zemra e iluzioneve

sepse nuk e dini

që pastaj koha që pason

qeshjen

me lotin ua ujitë

e

pauzen e qeshjes jetë

kur qeshja mbaron së lulzuari

kur keni qeshur kët nuk e keni ditë

si quhet e pastajmja ardhmëri

e larmive me ngjyra jete

prandaj keni q eshur e qeshni

që të pini lumturi si dete

e nganjiher ti derdhni me lot kah qerpiku

se jeta ka te quditshme adete



koha e sajë esht miku e armiku



që prodhon edhe shkaqe të lotit

jo vetem te qeshjes

prandaj kur qeshni nuk e dini

se

kur dollija i mbarohet zemres

vijnë vërrshime jete

qe trubullojn dollitë e qeshjeve

dhe hallet flasin vet me vete

vjen koha sterrë e reshjeve

e hallet vershojnë si dete

prandaj e di pse qeshni

se ne skenë nuk ju dalin rrisqet

ne teater te jetes qe ti shihni

nuk e dini se pas qeshjeve

në pauza të qeshjeve kohore vijnë halle

që ju bëjnë të harroni

që ndonjëher keni qeshur

kurë dhe pse keni qeshur

por qeshni i bijë te rriskut

e mos mendoni

se pas kodre vijnë re

qeshni se koha esht lotsjells i joni

nga fati i njeriut i pa fre

ma mirë te ju pushtoj iliuzioni

se sa brenga e se nesermes

e qeillit qe vjen me te zeza re

qeshni e mos mendoni

se qeshja ma e mirë ësht qeshja iluzion optimiste

e iluzionit te sigurt

që koha nuk do të sjellë ngrysje

qeshni e mos rrini te ngurt

se brenga ju rrokullisë ne përmbysje

qeshni pra ju o qenje iluzioniste
xhelal ferizi  autori 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen