Sonntag, 14. März 2010

O toka ime perse nuk me flet

O toka ime perse nuk me flet
-----------------
Xhelal Ferizi liriku nga Mitrovica
-------------------------
o toka ime pse s’ më flet
ti që më dhe etni gjak gjuhë e shpirtë
o toka ime o liqe lum e det
un jam jam loti i përjetsisë
jam dhimbja e tretur e zbraztive shkret
jam guri i luajtur nga vendi i etnike shqipërisë
jam guri që hilet hallet më kan rrokullisë
un jam sizif udhëkryq me rrudha
un jam vrapi i pa krah
un jam qyqe kahdo më qet udha
jam topi në duart e padrejtsisë
un jam gjamë e damarit
un jam dyshimi në pah
un jam gjaku i shqiptarit
shpërnda në dënimet e përjetsisë
un jam vet o toka ime
un jam shpirti që prodhoj halle
un jam vala mbi përvlime
që digjem mbi gurë e zalle
un jam ai që se përcaktoj dot
as piken e cakut në arsye
un jam vet ai lot
qerpikve të mjerë që jam thye
me lotin gjithkah zhgënjye
un jam pa atdhe
pa tokë pa dije
un jam ai që në besë jam pre
jam endacake nji hije
un jam vet hutia
nëpër semafora me hapa
un jam o toka ime ai që jam bre
un jam si akulli e vapa
që nuk me shkrinë as nuk më nxenë asnjansia
un jam i humburi jam koka
që nuk di ku më rëndon koka
un që po bie plast mbi dhe
ngarendjeve pa iu gjet cak
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''
jam turri që jam pre
mërgimin dhimbjen e kam në gjak
dhe vuejtjen të përjetshmin peshqesh
në shpirtë nji botë me të thara
me akull shpirtin e kam veshë
në boten e shpirtit shekuj 'lot si ujvara
që nuk dijnë pse ëndrrojnë e jan gjveshë
askush s’ më flet kahdo gurë
jam pendël sa i lehtë i pa peshë
i kputur në qeliza nga qdo kthim urë
me ndërgjegjen sa mërishëm tu u ndeshë
me të pangishmit sa ashper tu u përleshë
me vuajtjet duke bë gara
se kush nga ato po del ma e para
në udhët e shpirtit të mjerë
vrap i ftoft i pa pikë
takim me zhgënjimet akull
me shpresat për dhe shakull
pa gojë pa pa fjalë pa mburojë
top nëpër glob për lojë
me shkrumbin e hirin stërmekë
përplasur as gjallë as vdekë
gjykimet e kohrat nga mbrapa
pendueshëm tu i matë ma hapa
ndryshueshëm si akulli e vapa
her vdis e her merr ndonjë mashtrim
për të humburin shpirtin tim
o toka ime më poqe
nga votra pa mëshirë pse më ndoqe
askund i askundit jam pjesë
në udhen e ftoft të pa besë
shqiptari jam o tokë jam shqiptari
i dhimbjes jetim mërgimtari
qe dhimbjet s’ mi lmon as nji dhe
as plagët e lotët rrëke
askush nuk me njeh n’ trotoare
o toka e ime shqiptare
askush me mua nuk flet
as shekujt as toka me det
me quani disi me nji emër
atdhe pse s’ më ke ne zemer
prej kujtë të pres pak mëshirë
un rob i përjetshëm n'zingjirë
në pranga gjithmonë të mërzisë
larguar nga mshira e etnisë
harrim quhem mbi dhe
nuk kam kund tokë as atdhe
o toka ime me ara e fusha e pyje
sa keq më kan lidhur kohrat me nyje
nuk më lëshon ky absurd i pa kuptim
që quhet absurd i kohes mjerim
që tallet me shpirtin tim
o toka ime me gji
jam shkrumbi që bëhem hi
jam vuajtja që dënesem në lot duke pi
se toka e huaj këtu nuk paska gojë
këtu jeta qenka si plojë
dhimbje e halle e heshtje varri rrënojë
e të pa kuptimta formula
e akullit ësht jeta e vula
dhe emri i stinve qenka numer hiq
qdo gjë këtu më quan me sy te perbuzje i huaj dobiq
e ai mishi e gjaku i huaj
zallina e dheu e lumi me ujë
e muret e dritaret mashtruese
e ajri e era dredhuese
edhe e huaja e rëndë disi puhija
e bari pa qehre e flaldi i mundimshem e ftofta hieja
e qehreja e nemitur si guri
i heshtur ktu qenka gjithqka si muri
ktu gruri nuk pas kur far hjeshije
as lulja nuk paska shije
ushqimi si balt me duket
e koka në skuta më struket
se koket lart nuk e mbajë
se i huaj esht dheu e bimët e secila fierajë
këtu qenka krejt tjeter fe
sa ftoft me trajtojn gurë e dhe
jetim ja i mjerë pa etni
ku je o etnike shqipni
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
autori xhelal ferizi
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen