Donnerstag, 27. Mai 2010

Nëse bërtas deri në qiell

Nëse bërtas deri në qiell


autori xhelal ferizi

nëse malit i bie me grusht

nëse nuk dua ma as diell

fajtorë dikush



që quhet art i i zi

që në zanafillë

rriskun tim e ka nxi

nëse mbi kohë e shekkullin pshtyj

e yjet i mohoj

nëse të gjith gurët e shkëmbijt me lotin tim i thyej

e pranverat ma nuk dua ti shijoj

fajtorë je ti

që dot nuk të spjegoj

o shekkull i zi

nga ti un e atdheu qe rënkoj

nga ti

as nji stinë

artin e jetes

nuk e gëzoj

autori xhelal feerizi

O i dashur zot gjithsije

O i dashur zot gjithsije


autori xhelal ferizi

pse s' mi dhe do krah prej ere

që t' flutroj hije më hije

si bilbil me krah pranvere



të kem lpenra me t' bukura lara

këngë magjike në at sqep

të fluturoj mbi fusha e ara

mbi shqipni ne mal e shkrep



me at gjuhë që i thonë amtare

të këndoj shqip mbio fole

në toke etnike të bardhë shqiptare

që ma t' bukur s' ka mbi dhe

---

ti këndoj sheges e fikut

dushkut në druj e neper lisa

deri në breg të adriatikut

gjith ku ka shqipni me plisa



e kahdo neper shkëmbore

neper male ato kreshnike

të ligjeroj me gjuhë arbnore

gjith ku i thonë shqipni etnike

----------

autori xhelal ferizi ne mergim

Njiher në trotoare në dit të vështira

Njiher në trotoare në dit të vështira




Autori xhelal ferizi në mërgim



njiher më kujtohet nga shum her në ilgelitet

me sy nëpër disa qudira

un i gjallë quhesha por isha askundi vet





un isha hiqi gati nji pikë mjerani i gjorë

ikja ishte perspektiva ime

dyshek e kulm i kisha shi e borë

dhe kahdo për rreth zhgënjime



nganjiher e vloja ashtu mu në mes të akullit shpresen

ëndërrimtarisht me sy hapur

doja të mbahesha për fije kashte e rrëshqitazi për vesen

si rrëshqiste si loti im mbi lulen e hapur





nëpër tokë të huaj i strukur i ndjekur

konak qiellin me dhe

her në nji far kome e her gjysëm vdekur

si zogu pa fole



fytýrat të huaja mosperfillse qehre

ftoftësi e tokes më ngrinte në gjak

kaloja me muaj të huaja fshatra e shehre

me hapin e cvilitur me lak



i shpronsuar i ndjekur i mbetur pa atdhe

lotin në vend të ujit e kisha me e pi

përveq diellit zjarrë s' kisha për tu nxe

laheshe në të ftoftin shi





dridhjet ethet mërdhirjet i kisha përher besnike

s' më ndahej as dridhja në nofull

sa her me ka pa hana rrezanike

në mal duke kërkuar si kafsha ndoj strofull



te gjith drujt me habi më shikonin

e un i shikoja në secilen rrudhë

fatet askund mbi dhe s' më ndihmonin

nuk gjeja dot shteg as udhë



vetmi llahtare në mal

dushk i përzier me fletë

habija mbi qiell u ndal

habitshëm shikonte vet



ecja me nji ideal që mundohesha ta ruaj

në vuajtjen time të uritur

sa her i thash zotit pse kështu të vuaj

me fjalorin tim të ngrirë mbi dhe i rraskapitur



ku shkon më pyeste vetvetja

ku ësht caku yt

më pyeste n' depresion uria e etja

e të lodhurit për gjumë të dy sytë



vetmija llahtare ma e tmershme se vorri

kahdo më ndiqte nga prapa

shtegu kishte humbur i mallkuari qorri

e jeta më nxiste me instikt e hapa



terror ësht ky thash o perëndi

cilat sadiste satane na e caktojnë kët rrisk

un ëndrroja dhomë me nxemje e orendi

mendjen e kisha për liri si brisk



në mal nuk kisha laps as leter

vuajtjen e kisha rimë

varg nuk kisha tjeter

përveq pasthirrmë e bërtimë



sa flokt ua kam nxjerr drujve

sa shum i kam sjellë tokes

krandeve dushkut e hujve

mërisht kam shikuar drejt lokes



fillova ti urrej yjet

netët më dukeshin llahtare

i urreja edhe pyjet

e rrugë e trotoare



buken e ëndrroja

në ëndrra me sy hapur plot koken

nji fjalë me askend nuk e ndrroja

nuk e doja as qiellin as token



ftoftësija ecte damarit

në palcë hynte në zemer

larg nga toka e shqiptarit

si quhej kjo vuajtje me emer



shushurima e nates monotone

uji i ftoft i prronit

nata si nji sterrë zezone

hijet porsi t' demonit



po ecja me ikë n' perendim

buken nuk e njihte qenja ime

në gjak nuk kisha vlim

si ngrirjet më sjellnin pendime



vuajtri që nuk spjegohet

edhe sikur ta ringjallim shpiksin e fjales njerzore

në asnji gjuhë dot nuk thohet

si quhet kjo krajatë mizore



her dilja ne fusha e ledina

her në kneta të pa fund

nga un ikte moti e stina

besnik i imi ishte i quajturi mund



nga pylli në pyllë fshat më fshat

kalim vorresh errsira

i krrusur në shpirtë e në shtat

pëqartë me do vargje të lira



kujt ti recitoja në at ferr

pyllit të huaj llahtarë

netve pyjore të frikshme plot terr

un i përndjekuri shqiptarë





malet nuk mbaronin

as lugje lumej e dete

këmbët e mia hapëronin

qudija i shtynte drejt jete



i ngrirë i uritur pa pare

i strukur i ndjekur i huaj

shikimet mbi të huaja trotoare

jam shqiptari që vuaj



europen e kisha në sy

dhimbjen për të robruarin dhe

besen që s' më lente me u thy

lirinë si zjarrë me u nxe



ik nëper trojet sllaviane

në të huaja net plot katrane

ik sa ma larg nga armiku

me veten duke folë at gjuhë nane



netet kur vinin e binte errsira

gërmuqesha në qoshe e skuta llahtare

në netët e frikshme në agime t' ngrira

shum larg nga toka shqiptare



kërkim nëpër male që si gjente as busolla

kërkim nëpër shpresa që instikti i mbante

më drejtonin rrugve e udhve t' malit ! të holla

joshjet lakmiqare caku që mi ndante



un naten e bëja në ankthe e në fletë

nuk dija a ësht gjumë e vdekje

me thoj mbijetese jam mbajtur në jetë

vuajtjen mu në palcë e kam mbrri me prekje



edhe koha vet edhe gurë e lisa

e gjithqka që ishte nën qiell me kapak

gjenin konakt t' vet druj e qiparisa

që llahtari i nates të mos ju hyn në gjak







edhe guri kishte strehim

lulet futeshin ne mbulesë të vet

përveq meje e nates n' llahhtarë e rrethim

që rrinim si dy qyqe shkret



kështu më kaluan muaj duke kaluar brigje

në net të rrënqethshme nëpër pyje e druj

duke këku jetë e shpëtim e shtigje

lllahtarshëm me vetminë nëpër dheun e huaj



uria s' më ndahej e terri

heshtja e vorreve e kob kënga e secilit karcell

pamja si vorri e ferri

nata në dhe t' huaj që mbjell



hapat e mi në vetmi që ngjethë

trishtim që rrënqethte në mish

ne secilen krande të pyllit e gjeth

e thente qëndresen dy fish



nuk durohej heshtja nuk durohej mundi

e tmerrshmja pa fundësia

i llahtarshmi terr që si dukej fundi

as antkhet e uritjet e mia



udhët nuk i dija ecja pa busollë

i varfër atdheun si ëndërr në gji

sa vuajtjet më brenin si krimbi në mollë

e palcen ma dridhte dënesja në elegji



në ethe për trojet shqiptare

në ethe për njerzit e mi

ikje kahdo n´' trotoare

qrrënjosur prap per me mbi



autori xhelal ferizi mërgimtarë shqiptarë nga kosova

Të gjitha lulet nuk mund të duhen

Të gjitha lulet nuk mund të duhen


-----------

nga autori xhelal ferizi

-------------------

të gjitha lulet nuk mund të duhen

vetëm pse jan lule

as tëgjitha fjalët që shkruhen

as secila lloj vule

as të gjitha bimët

as secili mal

---

as të gjitha kohrat nuk adhurohen

as të gjitha stinët

as secila fjalë

---

disa nga lulet vet helmohen

nuk duhet secila lule as secila valë

---

prandaj nuk duhen secila

vetëm pse jan lule

se disa jan të helmuara

ka edhe të pa dëshiruar bilbila

ka edhe udhë të mjeruara

prandaj nuk duhet secila

as secili mallë

nuk mund të duhen

as të gjitha ngjarjet e përshkruara

as të gjitha qastet e pa harruara

nga autori xhelal ferizi

-----------------------

Mittwoch, 7. April 2010

O Në Qoftë se Ka Dikund Buzqeshje

O Në Qoftë se Ka Dikund Buzqeshje




Nga Autori Xhelal Ferizi

*********************

Si E Dielit Në Argjend Veshje

Porsi E Gazit T' Qehlibarit

Esht Elina Me Gaz Të Arit

-------

Në Qoftë Se Ka Dikund Si Hana

Si Rreze'ari E Kullim Rana

Porsi Në Sqep Vet Kanarina

Ashtu E Qelë Sharmin Elina



-----------

Nëse Vetull Ka Ylbere

Si Kah Qielli E Kah Diell Vere

Ato vetulla I Ka Elina

Porsi Harku N' Rozmarina

-----------

Porsi Kthina E Hanes Të Re

Në Natë T' Ktjhjellur Në Art Tue Nxe

Kur Shkon Në Gurra E Kah Larmija

Ashtu Elina I Ka Kto Vija

---

Te Dy Vija N' Mjedis Balli

Si Dy Rreze Mbi Ujë Zalli

Kur Me Rrathë Si Ari I Vleres

Luajn Mbi Ujë Me Frymë Të Eres

--------

Oh Kët Sharm E Ka Bekue

Drita E Qiellit Tue Vetue

E Bekoj N' Refleks Rubini

Kur E Pau Kët Lule Blini

-------

Kur E Pau Veshja E Beharit

Veshja E Sharmit t' Qehlibarit

I Tha Zemres Së Qiell E Detit

Se Elina ësht Lulja E Mbretit

---------

Se Elina ësht Vet Kurora

Nga Vet Sharmi Në Varg e Nxora

Nga Ai Sharm Që e Mbanë Mahnija

Dritë Me Shkri Ndër Vargje t' mia

------------------

autori xhelal ferizi

Mikeshes Time Te Mirë Elines Me Pershendetje I

Uroj Mirsi Me Vargje Artistike

Dhe Pershendetje

Liriku I Vargjeve Popullore Artistike Shqiptare

Ju Ron Vashave Shqiptare Mirsi E Fat Ne Jeten E Bukur Ne Trojet Shqiptare Ene Mergime

---------------

Qe prej qiellit tash jam nisë

Qe prej qiellit tash jam nisë


----------------



autori xhelal ferizi

---------------------

qe prej qiellit tash jam nisë

sa po zbardhi moti e stina

në varg me rreze me të qëndisë

që ti yllë t' dukesh elina

-----------

e kam marrë një të bardhë me veti

re qiellore prej kaltrije

po bie në ara bereqeti

me ta zgjedhë një lulë lirije

---------

kahdo të duash mbi tokë dardane

veq le të jet me fletë e erë

e të uroj shqip me gjuhë nane

qofsh gjithmonë lule me vlerë

------------

e i kam ftue shum kanarina

e bilbilat me larmi

me cicërue për ty elina

në emocion me t'ndezë knaqsi

------------

e në zbritje në dhe të parve

të gjetsha zogzë un tue këndue

në pamvarsi mbi dhe t' shqiptarve

si zymbyl tue ligjërue

----------

e ta dhurofsha i shpresë behare

si i dhuron dielli ndoj bime

të qelur fije rrezatare

varg poeti në ndjenja rime

---------

që ti në shekuj si shqiptare

fort ta ruash porsi miqsija

porsi kangen magjistare

për me e mbajt si e don mirsija

---------------

se i don malli e kujtimi

i miqsisë kur mosha vyshket

le të rrij ky art i imi

neper shekuj të mos ndryshket

--------------

Autori xhelal ferizi kushtuar miqsisht

KRIJIMTARI ARTISTIKE POETIKE

GJITHMONë artistikisht miqsisht

vllazrisht

ne funksion te mjeshtris se artit te krijimtarisë

vashave shqiptare

përshëndetje nga liriku i popullit

që i krijon brezave shtresave popullore

vargje lirkike artistike shqiptare

---------------------

lexoni nga autori shqiptarë

vargje të lira artistike

tregoni shoqes shokut

-------------------------

Si u bëra un vet dashuria

Si u bëra un vet dashuria


---------

Autori xhelal ferizi

liriku i vargjeve shqiptare

--------------------

un u bëra vet dashuri

vetprodhues i dashurisë

u bëra i shtyrë nga idealet e mia

duke nektarizuar kahdo mirësisë

-------

kam shkuar lule më lule kahdo e hoje

ëmbëlsirat në arsye i kam gjetë

kahdo ku rrin bukurija mbi troje

ku lulet larmojnë mbi fletë

---------

mandej dardhave qershijave e në bli e ftue

në shekuj'ndjenjat e shpirtzimeve me vlera

un kam pritë shegen derisa ka lulzue

e shijet aromtare kur i ka përhapë era

----------

e kam pritë artin deri sa u zbërthye

nga secila mirësi në gjen

e nga fluturimet zogu deri sa u kthye

cicrueshëm me këngë kah vjen

----------

kahdo jam mbushur me kto ideale

kahdo në kroje e gurra

currrilve prrojeve nëpër ligje e male

kam folë me dushk e shkurra

----------

mandej kah ka zana ku lahen nëpër kullime

në virgjri të maleve andej kah biluri

nektarizonte gjithkah në dashuri penda ime

si vala zbardhueshëm mbi guri

---------

andaj un vet u bëra dashuria

shpirtat duke i shartuar me currila

sa her jam bë dritë që të shndrisë ndjenjësia

nji shpirtë cicrimtarë u bëra me bilbila

-----------

u bëra dashuria se yjt më vinin vet

zabeleve kur un shkoja me pendë shpirtrore në dorë

secila dashuri dontë të bëhej det

në mua e penden të moas na lënë të gjorë

---------------

dashuria vet në bëheje hoje

e un e sajë bëhesha bletë

nga shpirti në shpirtë e nër art goje

u bëra dashuria vet

-----------------

autori xhelal ferizi -liriku shqiptarë

kosovarë

nga e lashta dardania antike

nji nder djepat e lashtë të etnisë ilire

përshëndetje kombit tim në trojet etnike dhe në mbarë boten

-----------------------------------------