Dienstag, 16. März 2010

Penda ime xhelal ferizi autori

fajtore je ti
që je robëruesja e gjakut tim
ti je fajtore që më joshë kahdo nëpër bukuri
mbas vrapit tënd në përshkrim
---
ti po më nxitë nëpër maja
nëpër gurra e shtojzovalle
në brigje e male e pllaja
në valë e gurë e zalle
---
fajtore je ti robëruesja ime
më ke lidhë për globeve me dhe
ti më nxitë me artet e tua intime
pas kureshtjeve ndër kombe e fe
---
ti me at ngjyren tënde që nuk shterret
shekuj'tërisht më robron
me fjalen tënde që nuk djerret
joshë'sisht më hipnotizon
---
ti më nxitë të vrapoj pas detit
pas luleve e artit të jetes
ti më merr kudo pas vetit
në cak të vrapoj pas t'vërtetes
---
ti më ke lidhë me zingjirët e lakmisë
pas vrapimeve tua të pa fund
un jam rob i yti që vdes pas dashurisë
pas fjales që e fitoj nga ti me djers e mund
---
Të dua domosdo se jam rob i yti
por bukuri ka kjo robëri
vrapi pas teje nëpër djersë më mbyti
her në gaz her në gjykime e mëri
---
un të dua e her në ty zemrohem
se dua të jem zog i lirë
sa bukurisht nganjiher nga ti robërohem
o penda ime e mirë
---
se ti më ke nxitë pas dielli e hane
të vrapoj pas etikave e seciles fe
shqip më ke joshë me at gjuhë të lashtë nane
ta mbjelli mu në dashuri fjalen e shejt atdhe
---
vrapi pas teje kalon male e fusha
me zemren time fluturuese me krah
oh ti ja ma e bukura shpirtbardha ime engjëllusha
që më fluturon ngazllyeshëm gjithkah
---
të dua robërisht me kët bukuri mistere
o zot sa je ti magjike
un pas teje do të jem si nji zog vere
me cicërima kahdo poetike
---
e duam njëri tjetrin të dy jemi të beses
e di se e mbajmë të dy fjalen
sa he më ke shëndrruar lot bardhë të veses
kur thellsisht ta kam ndje poetike valen
---
ti pas fjales më tërheq më dirigjon
më tregon me gisht gjithqkajat
dhe kah menquria e kërkimet më dikton
andej ku jan thelbet e majat
---
më menquron kur un nganjëher dua të rri në cektësi
ti më zhyt thell në kërkime
në secilin detal në secilin detal ne secilen imtsi
më jep cak e spjegime.

xhelal ferizi autori

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen