Montag, 22. März 2010

Nuk dua të flas me ty hieja ime

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi




--------------------------------------------------------------------------------


--------

autori xhelal ferizi

----------

nuk dua të flas me ty hieja ime



që mbete prore hije



as'nje her nuk u bëre rreze



as qels kohe e bukurije



por ec ë sizif'qe' e ec ë



dënueshëm nëpër përbuzje e prroje absurde



nëpër balten e shekullit memec



nuk dua të shihemi as sy më sy



ti je hije dhe mbete hije mbi dhe



nuk dua të flas -



ti nuk linde në të duhuren fe



as në të qëlluaren kohë e emocion



por linde mbi te pa emocion dhe



në shekullin e quajtur moh



në numrin e rriskut demon



un nuk e di kush je e pse je



perse linde per se



kujt ju deshte



vrapimeve kohore të mashtrimit



si pardje e dje



përse u veshe



me veshje te imagjinimit



simbol i diskriminimit



si sot si dje



hije prore e mohimit



pa fat e ardhur mbi dhe





prandaj un dhe ti të mos flasim



as ti për mua as un për ty



se ti je hije mbi secilin dhe



e huaja-



e un harren i pa atdhe i kohrave për'shky



i pa farë i pa fis





ne nuk jemi shitur as nuk jemi ble



akoma po mbajmë te bardhë plis



të dy nga e njejta kohë po pëlcasim



nuk kem mëmë as at



as motër e vlla



etni që na qanë



as dritë që kujdeset për ne



si mua si ty emocionet e akullta na ngrinë e na vranë



ty e mua-



llotot rruspija premtuese mashtruese na kan tha



na than tradhtarë e na shanë





se blozat nga e bardha kohë na ndanë



zezonat bastarde shtigjet e bardha na i kan vra



ti dhe un sot e dje





ti je hije mbi dhe



as dit nuk na lan me pa



un nje pendë që qanë



ne nuk kemi as qeveri as fe



as dinë as imanë



as kishë as minare



askund nuk kemi as atdhe





as vlla as moter e mëmë që na qanë



as hallet kush nuk ka per të na i ndje



se kohrat jan aq tradhtare



si hije nëpër humbëtira na ndanë



kot po e derdhim lotin rrëke



se jemi të pa babë e pa nanë



as nuk kemi kund trollë as tokë as det



as shpresë në ndo'j krua kombëtarë me pi



as qeveri e as deputet



për veq do shpërgaj mërije të zi



secili që kohrave ju bërtet



që jeten pendave ua kan nxi



se ti më linde mua dhe vetveten



në shekullin absurd të pa gojë



në epokat qorre



në lotet e rrejshme të kohes



në udhët mashtruese me brryla



në zgërdheshjet e mohimeve kalendarike



kur koha nuk ësht as njiher për zymbyla



ti që më sorollate në kët botë të shkreten



o hieja ime un hyna ne ty



u bëra ti kush e din te verteten



per se mohuesit na kan pshty



ti vrapin e bëre mbas tim mishi



e un mbas hiqi e teje



keshtu paskemi qenë te pa ndarë gjith jeten



ti trupin tim e vure në lojë





vrapin ma bëre hije



nuk dua si hije te jetoj



dua te jem pendë e veshur lirije



por un pse u bëra ti



e kurrë nuk e mësova të kësajë bote të vërteten



as psehet e pa spjegim



përse hapi yt ecë nëpër mashtrime jetike e plojë



nëpër ushkuret e përthurura të kohrave lavire



ku ësht caku i yt e caku im



hije që të ndjekun hijet vampire



hije ku do qe ikë nëpër dhena



hije mbi dheun tim



që motet të jan bërë hiena



ti dhe un kemi pi vetmashtrim



ti moj hije e udhve e britmave iluzioniste-



që ta mbyllën qdo gojë



ti dhe un permbi secilin dhe jemi jetim



neper kërcimet e perdridhjet e shekullit mistrec



përse duhet si hije ti dhe un të pseudojetoj



ku ti sa her je trajtuar si harr'ën-



e në trajta të pa drejta je përthy



në shum trajta e të mundimshme dije



përse gjithnji shekullin injorant neper zhgenjime ta mallkoj



që diellin me gjuhë ari nuk e la-



që rrezanisht penden time



me gjuhë rrezesh për ta përkthy



sa engjujt kan mbetur në ankime



eh o hije





oh mjerane hieja ime





sa her neper udhë ke ngecë



e të kan quajtur pa faj bi rruspije



kurvarët e sarhoshët me emocionin memec



te shurdherit shpirtrisht pa ndegjim



zagarët demagog e lidhur me bushtra te zgjebosura



askund nuk u duk shekulli yt as shekulli im



edhe pse ti at'ëher nuk ishe hije



por hije sot zhgënjyeshëm ke ngecë



pendueshëm je ndalur e ke ecur kohrave zigzake



rrugëve të pa mbarim



e nëpër mote je kthy



ti me menquri e pa menquri në rradake



sa her nga qasti e lakmija je ndersy



egos tënde të pa vendë e të pa mendë



sa her vetveten pendueshëm e ke pshty



ti askund nuk gjete vend



shekujt nuk jan për ty



ti kot dole në secilin art e kohë e kuvend'



ti je lindur neper kohrat shpuzë



të veseve kohore shtriga







neper kohrat shkrumb e hi



ne kopshtet e rrejshme te mbjellura me kurtha e shtriga



ne vizllimat mashtruese



ne fatet per sarhosha por qe nuk jan per ty



e penda ime vetmohuese



qe vdekjen sa her e pau me sy



te shikon tash si hije vetmuese



kur ti po mundohesh perseri te ngritesh



qe hije te mos quhesh mohuese





ringjalljeve si feniks u mundove te rilindesh



në qeliza betejash te pervluara



por gjithnji tash po bindesh



se te rilindesh nuk te kishte hije



as ne kohrat e shkuara



ti me secilin rend kohorë mund te grindesh



do te quhesh hije ma e denuara



se kthesat kohore nuk po kerkojnë tjeter dije





per veq hije te zgërdhaqe nënshtruara



e te sterkequra emocione



ti kot perpiqesh e u përpjeke



edhe neper kohrat e kaluara





që të mos mbetesh vetëm hije





ne lot e ne gjak lirie sa e sa her je ngjye



ne secilen organike ëndërrimtare rruzë



me mbi nga hiri i shuar përsëri



por thyerjet e hilet premtime të rrejshme të dhan me pi



epokat zuzare të kan përbuzë



edhe e secili vit kohë lavire e rruspi



ti etshëm deshte të bëhesh si pendë muzë



në trokun e harbuar te garave te pa m'shirshme



art të dëshmuar deshte me pi



o e imja hije



ti me hapin tënd lakadredhas



e mishit tim te pa sy real - pa ndaras



e hapit tim qe nuk parashikoj



me at rriskun tënd të pa fat kohorë



epokave nuk ju ndave



neper ara e fusha mërije



sa shum neper vdekje per se gjalli je ndry



dhe mbete e mjerë nje hije



kush ty dhe mua te mallkoi



ti apo un mbetem simbol elegjije



perse nuk me flet



perse nuk te flas dot me gojë



ti ece neper udhë të pa dukshme



të dy njeri tjetrin fajsojmë



që të dy jemi viktima mbi plojë



që të dy iluzionarisht po rënkojmë



në nje kohë kopile e tallave



e mbyllur nga s'mira e vules së ligë me dry



nuk dua të flas me ty hieja ime



se ti nuk i ke vra -



të gjitha pshtymat qorre që të kan pshty



as kohen me ushkurë nëpër këmbë



ti edhe kur rrin nën tënde hije



nuk din hije hilen në secilen kohore pllëmbë





nuk din mohueshëm me e shty



se sytë e butë i ke



ti edhe un



jemi qyqarë te pa atdhe

-------------

nga autori xhelal ferizi ne mergim

-------------------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen