Dienstag, 16. März 2010

Pse të rri urt

Pse të rri urt
------------

Xhelal Ferizi autorë
----------------

Pse të rri urt kur ju diellin e hani
pshtyni mbi gjithqka që gjallëron
pse të rri urt kur ju qdo kalli mielli
e shkelni me luftë e zezonë
pse të rri urt kur ju i nxisni
yjet gjithmonë me dënesë
pse të rri urt kur ju nuk i leni të ndrisni
agimet e pafajshme mbi vesë
pse të rri urt kur ju e ndalni
prej qiellit me ra mirsinë
pse të rri urt kur ju po mbini
me djallin për të mbuluar gjithsinë
pse të rri urt kur ngrohjen
globale po e prishni mbi dhe
pse të rri urt kur miqsinë e ftohjen
po e shëndrroni të ngrirë ndër fe
pse të rri urt kur ju edhe buken
djepave u merrni në gojë
pse të rri urt kur mal e suken
e luani në themel prej zemërimit me tuajen lojë
pse të rri urt kur edhe vlerat
i prishni me helm tinzarë
pse të rri urt kur ekologe pranverat
me shekuj i keni vrarë
pse të rri urt kur ju e përgjak't currilin
e ujvaren e bardhë paqsore
pse të rri urt kur ju bilbilin
e vrsini me pa mëshirë me armë dore
pse të rri urt kur ju edhe kohrat bardh'mira
sigurt nuk i leni me ecë
pse të rri urt kur ato qëllim'mira
shpirtstinët n' thundër tuaj kan ngecë
pse të rri urt kur edhe lulen në fletë
me qelë nuk e leni në cak
me tym me gjak i vyshkni at jetë
me krim e me dhunë e me gjak
pse të rri urt kur me varfri
nuk leni kund gurë pa tha
e pse të rri urt kur ju me tradhti
paqet gjithmonë keni vra
e pse te rrri urt kur ju shekujt skllavëroni
në luks po laheni mbi të varfrit lot
ps e të rri urt kur ju epokat i dominoni
për qejfin tuaj në qdo dit e mot
-------------------------------------

Shkruar nga Xhelal Ferizi
----------------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen