Sonntag, 14. März 2010

Ura e lakmisë

Ura e lakmisë
**************
shkruan xhelal ferizi

****************************************
*********************************************
*mbi uren e lakmisë kalova me zjarr'me deshirat ndezur nëpër qeliza
*mendjen plot magnete joshse ëndërrime
*duke u shty nga disa te imagjinuara shpirtpuhiza
*qe ndeznin epshe lakmije neper egot e jetes time

*dhe thash oh sa ta kaloj e matanë
*do te jem në kopshtin e të përhershmes lumturi
*do të pi lumturi sa nji oqean
*i dehur ne sherbetin e knaqsisë në të perjetshmen dashuri

*dhe uren kur kalova dhe dola në pjesen tjeter të jetes
*kopshtijet e iluzioneve me këndellen
*nuk me mbajtën kriht e ëndrres erlehtes
*se hallet tinzrisisht tinzarët mi mbjellen

*e tash duhet te kem kujdesë nëpër kto të rrejshme kopshtije
*ku jeta mbjellë gjemba e vuajtje pa meshirë
*këndej ure qenka jo ma lojë e padjallzuar rinije
*por lufta per te qenë instikt zemermirë


*as nuk mund te jem i pështirë as maskë vrazhdësije
*se e kërkon lustra fytyr mode qeshjen n' dimensione
*duhet ruajt pushtet e ekuiliber vetëdije
*edhe kur ne shpirtë kam te pazgjidhura ekuacione

*kështu qenka këndej ure mosha pjesa tjeter kopshtare
*që quhet jetë e lakmuar ' sa detyrim lajkatarë
*vrapim ky që shkruhet në shum memoare
*me emrin shekulljetë iluzioni kureshtarë

*Autori xhelal ferizi nga Mitrovica

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen