Sonntag, 14. März 2010

Te duan të gjallë te varrosur kosovë

Të duan të gjallë të varrosur kosovë

shkruan xhelal ferizi

të duan ty kosovë me nji barrë thes plot gjarpij mbi shpinë
që të ecësh rrug've që i quajnë demokratike
nëpër secilen dekadë mot shekull muaj e stinë
të duan nëpër lojra të pa kufij në dasma e valle satanike

të duan me nji peshë vagon zjarrë ngarkesë
me ecë ti varfrisë e reformave mizore
të duan në qdo oreks krokodilash me t' përbi në ftesë
me hipnoza mbledhje e shprehje fajde metafore

të japin me pi gjithfar mashtrim knetash ujë demagogjije
që buron prej shekujve që e pollen faren e djallit
të japin dofar shpresash të quajtura kopili orgjije
që ti të mbetesh qyqja simbol i pikës s ë hallit


të duan me katran në për trotoaret e qytetërimit
për lëmoshë në qendër të planetit
si shembull lakuriqe që ti në skenë të aktrimit
të dukesh si e leckosura e bija e lanetit



dhe të mbajnë me dofar gjylpanash nëpër damarë
myk dhurata për gjak plehërisht me të dehë nëpër mot
të duan që mbi ty pansllavianët me derdhë farë
mbi femrat tua t'ë virgjra të duan n'☺dhunë e n'ë lot


te duan tabelë qitje poligon sadiste dëfrimesh për djaj
te duan si vaginë publike
neper mishin tënd rriqna e qakaj
me pi gjakun tend e lot e qeliza antike

te duan me zift katrani te valë me benzinë
me flakë me prush në zemer të pa faj
te duan te rrenqethur ne ankth ne qdo stinë
qe etjen ta shuash me me lot e me vaj

te duan neper te pafundme mjerane protokolle
te duan neper konferenca laviro kozmetike
te duan per krymba ty oj zemer molle
me ti krymbë me hile fiset tua antike

te duan te perthurur me plane
te duan simbol te urisë
te duan te mjegulluar ne klane
ne qthurje simbol te kurvrisë

te duan o kosova ime
te duan n' konventa halle
te duan gjithmonë jetime
te vyshkur mbi dhe e zalle

te duan per kryqe minare
per tym lotsjellsesh e shkop
per goditjet nderkombtare
sadizmat me ty m e i ngopë

nuk te duan iliriane ne fakte shkencore
as perlë e mesdheut me aromë kontinentale
nuk te duan as erë as prejadhje arbnore
me t' grrye dojnë fusha suka brigje e male

ta duan mbi kokë peshen e planetit
dhe hallet qe nuk i mbanë as qielli
te duan vajtim ma shum s e ujt e detit
dy gisht me te ndejt ne perjetsi ty dielli

rusija cariste kulqedra gojë lubija
qe nuk ngopet dhe ngrensja që don te gllabroj glob
ne denesje te perjetshme ty te don serbija
se argtimi i saj esht yti kob

te duan te jesh ma e gatshmja shpi publike
qe te zbrazen mbi ty shum zuzarë
te duan objekt tallje njimij gjuhë cinike
qetnik carist e tinzarë nderkombtarë

ta duan q ë magjen ta keshë plot me jargë sllaviane
me myk me kuleq t'ë ndihmave t' satanit
dhe tI duan gatimet të i keshë tallaviane
oj fusha e gjerë e dardanit


sa shum kaluan mbi ty thundra e bisha
sa thikat sa shpatat të ranë në qafë e zingjirë
oj ti ne mes t' ballkanit ma e lakmueshmja grisha
ata duan t' perbijnë e ne te duam te lirë

XHELAL FERIZI AUTORI

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen