Dienstag, 16. März 2010

Pse erdhi një ditë qielli te un?

Pse erdhi një ditë qielli te un?
---------------------
Autorë Xhelal Ferizi
-----------------
erdhi se kishte dëgjuar për dashurinë time
kishte dëgjuar për të gjerë timen imagjinaten
ai zbriti që nga afër të shoh kto përkushtime
kur un po e sodisja me yje naten
------------
ai erdhi se kishte dëgjuar të mia rimat
kishte dëgjuar në jehonë për secilin varg
kishte dëgjuar dhimbjet e pa faj e bërtimat
si vinin të thekshme nga penda ime larg
---------
ai erdhi në timin dhe
se u bë vërtetë kurreshtarë
ai erdhi se e ftuan gjaku e loti rrke
që u derdhen pa faj ndër shqiptarë
---
ai erdhi se pau shum mëkate
ai pau shum larmi e fe
grupime e klane e sa tarikate
që kobin po e sjellin mbi ne
------
erdhi se mua më mohuan kohrat vet
nuk më lan me pendë të emocionoj qiell e tokë
erdhi se nuk më lan të quhem poet
erdhi ta shoh etninë me dy kokë
----------
qielli erdhi te un e zbriti
se ndjenjat e sollen pran pendes me varg
ai erdhi se penda ime e nxiti
e ndjeu duke dënesur nga larg
------------
ai erdhi se rënkonte kahdo pafajsia
ai erdhi të bindet nga afër vet
më pyeti pse ty të mohoj ironia
dhe lotin mohimi ta derdhi si det
----------
ai shi loti lëshoj pastaj nga afersia
u derdh at dit vërshimi kahdo si rrëke
ai e pau nga afer s e q'ësht padrejtësia
u bind nga ngjyra ime mbi dhe
---------
ai deshti nga afër kuvendin ta shtronte
më pyeti per ndjenjë secilen n' metaforë
nga afër zbërthimin vemendshëm e ndëgjonte
dhe lotin sa prekshëm ja fshiva me dorë
-------
un nuk e besoja se qanë edhe qielli
ku e dija un poeti i mjerë
kur sot aq shum në botë ka humbë filli
mendoja se nuk ka mbetur kund vlerë
-----------
por jo qielli qante kur un predikoja
kur flisja me gjuhë poetike
materjen në varg artsitik kur e shndrroja
qielli dëneste nga shprehjet melankolike

------------
ai vet e pau e u bind kur e ftova
se q 'vuajtje pati n' gjenocid etnija
shqipnija etnike qamëria kosova
e lotët poetike të mia
--------
ai vet pastaj filloj e dënesi
i pau gjurmët e shekujve të motit
nji ditë kur po nisej në rrugë atij mëngjesi
më tha se të gjitha do ja përcjellë zotit
--------
dhe un me pendë timen të dhimbshmen besnike
e binda për kohrat mizore
ai qau e dënesi në shpirtë e qerpike
nga kobet e zeza kohore
----------
ai pau pastaj nga afër luftra e globin
ai vet e pau bindshëm të secilit fytyren
e pau nga afër të planetit kobin
qdo gjë e pau në gjak e zakon si e ka vesin e fytyren
--------
dhe vargun tim e përgzoj me mëshirë
më tha të ligjroj e ta mbushi kohen në emocion
më tha se më do por toka ka c'mirë
kujdesë mos u puth me demon
----------
e kshilla e mendime pas ndrruam mbi dhe
un ju ankova me do lot në sy
i thash se nuk kam as liri as atdhe
se thundrat duan me më thy
----------
ah rënkoj kur prangat me gjemba mi pau në pendë
u rrenqeth në trup e u dridh
nji kshillë ma dha prore më tha mbaje në mendë
për tb gjallë rob mos u lidh
--------
shkruaj më tha për male
shkuruja për mua e për jeten
shkruaj për të shtrejta ideale
gjithmonë yjzëroe t' vërteten
---------------------
Autori Xhelal Ferizi
liriku në mërgim
-----------------
-------------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen