Sonntag, 14. März 2010

Vargu im idhnak

Titulli: Vargje Nga Poeti Lirik Xhelal Ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Vargu im idhnak
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
shkruan xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''
nuk jam un k'tu per qeshtje personale që kam dalë
ndoshta mendon kush ndonje lëmoshë kam dalë me kërku
as më ka shkuar mendja mua në at drejtim ndonjeherë
dhe kushdo që mendon se un për l'moshë jam duke shkru
gabon rënd me gjithqka ka me shkrim e me mendim e me fjalë
e kush mendon
se un nuk kam mbetë ne duar te huaja si i mjerë
gabon se pse un mbijetesave gjithmonë ua kam dalë
e luftoj me penden time per drejtesi e per vlerë
prej dritave te mirsisë pra mar shprehje e fjalë
as nuk jam ziliqarë nëse dikush ma kalon me varg e me dije
as nuk jam dalë këtu për të shitë në vargje vetem helm e vnerë
por kam dal me pendë që vajton me ngjyrë ore lum zotnija
kam dalë per hallet qe i ka shqipnija etnike e mjerë
se ngjyra e pendes time po qanë për shekujt dhe thundrat kohore te pamëshira
neper te cilat tmerre e shkelur e trishtuar e sakatosur kaloj nanë shqipnija
kam dalë këtu për qëllimin e mirë me dritë të kësajë pende për caqe të e qellime te dlira
se shqipnija a nuk e shihni o të uruar qe sa shekuj e epoka
pushtues qe ndrroj e mbytur ne gjak në dhimbje neper kob e lot
sa shum i vuajti i renkoi dheu e toka
neper shekuj etnikja gjëmoi neper kohra e mot
sa shum u pergjak e perflak ne luftra e barot
sa shum i ka ra hiri e shkrumbi nga shkelsit dhunues e hordhi barbare
kahdo etnike kjo ishte dikurë me kufij shtri plot larmi e bukuri buzë deti
e vuajtur e shkelur ajo me kokë në hi po dergjet edhe sot
e me mundime po kalon neper dhimbje aq shum etnija shqiptare
kur han e pin i pa ndërgjegjshmi pushteti e deputeti
pa kqyrë aspak për bijt e vet e gjakuin shpernda anë e mbanë botes
a nuk e ndjeni dënesjen si qanë dhe e shtresat e tokes minierat e kromi
a nuk e ndjeni ju se kjo ka mbetë ne bisht te pameshirshmes rrotes
e gjveshur neper loit e skamje e trullosur me klane duke folë vet me veti
e ne shum rryma perqa esht etnija kombtare
as grunë nuk ka as miser neper ara të mbjellura të vetat
i rrijn te djerra fusha e toka e ara të pa ana
lodrojnë hafijet per hesap te grekut e serbit dhe diktati e mvarsija-
nga varfria e korrupcioni esht bë gazi i botes
etnike kahdo lot e mjerim po derdh etnike shqiperia
po më o kohë thuaj në qfar seksioni sot shqipnija etnike vendosë vet
për të saj fat e zhvillim e ecje perpara
i pa zhvilluar e i pa gdhendur po i rrin pa infrastrukturë bregdeti
e kosoves në të gjitha anët i kan pre copae i kan rrudhë shtatin
nuk ndjehet sot kund mirësija veq mjerimimit neper fise të tana

se paret kurr nuk dihen kah shkojnë e ato fonde t' grumbullimit
se arat kan mbetë pa spec pa laker pa grunaja pa pjepen e pa shalqin
Kërdi po bën klani e forma e hajnisë e krimit
me thueni si jetohet sot në shqipërinë etnike për veq me shkollen e mashtrimit
e krimi po e prishë si myk dal ngadal shpirtin e kombit tim
më thueni si jetojnë shqiptarët në kosovë në mal të zi-
në maqedoni e në shqipëri e në troje tjera etnike
kush ju jep me ngranë nga cila duar ushqehen
kur papunsija e anarkija e ekstremja e mjeera varfri
kerdi bën e fise te tana ne shpresa emoral thehen
vetvrasjet droga e hashaashi ka fillue me u pi
merituesit e atdheut askund nuk shperblehen
as ata qe te drejtes kan prirje me i pri
e kahdo pas dore atdhetarët e vertetë po lehen
kahdo fiset në nji kulturë tjeter koha absurde ësht duke i shkri
shumshtreasa te varfra e te mjera keq po ndjehen
atdhue si dikurë nuk po ka ma dashuri
shqiptarë nga te huajt kan fillue e po blehen
po shitet si ne treg kahdo rrena me tradhti
kohrat te kqia e ma te kqia e klanet po ndersehen
vendi u mbushë me krim e papunsi
femra me u shitë duhet lirë per nji punë qka do
sa do vend te jet ai vend pune i ligë
prandaj o vargu im me rimë dil sot e renko
se toka esht mbushur me premtime te kota e me intrigë
punsim nuk ka varrfria po vret njerz te gjorë
ne litar per pak buk po bjen qytetari
po tjetersohet edhe shpirti arbrorë
gjithnji ma ne modë po del i keqi e barbari
para po ecë ai qe i ka dy fytyra e dy bigë
i thyeshmi i pa kurrizi e ligu rrogtari e puthadori
visaret e vyrtytet askush ma po thuajse nuk i qmon
renkon toka e mjerë me shkretira e djerrina me bari
nuk mbjellet kund ara nuk shihet kund bujku as traktori
i djerrë mbi dhe thua se mbet shqiptari
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''


keto vargje te lira shqiptare vazhdojn ne pjeset tjera
nga autori xhelal ferizi ne emrgim
pjesa - II-

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen