Mittwoch, 7. April 2010

Un u bëra ti

Un u bëra ti


---------

se un u bëra ti e ke ditë

un damarët i bëra me gjak shege dashuri mahnitarë

nëpër ta dashurinë e përqoja me dritë

qarkullonin me mahni dashuritë si margaritarë

------------

bilur arti mu në palcë të qdo qelize

për ty përkushtueshëm i thura në secilin ind

sa yjet i deha me romansa puhize

për ty yllësisht sa her jam rilindë

-----------

që ti të jeshë e imja lule magjike

u shkriva në shpirtë me artin ma madhorë

u bëra shpirtë lulje e rimë melankolike

tingull-zemer me shartim shpirtrore

---------

ylliin e shpirtzova për ty

rimë fyelli e bëra ritmin zemrorë

ndjenjave lumturuese ju qela sy

e gjakut ëmbël gaz sherbet'sorë

-------

damarët me ty i binjakzova u bëra me ty nji trup

fluturueshëm ndjenjave ju dhash krah mbi mahni

e gjakun dashuri me ty e bëra nji grup

flakrueeshëm dashuroja në secilen shkendi

---------

edhe frymët me ty i bashkova si një erë

cicrimen e nxirrnim bashk nga një sqep

beharit i thash ty të quaj pranverë

e un të këndoj për ty në qdo shkrep

-------

gjithqka me ty shartova me besë

u bëra nji ritëm nji zemer

u bëra me ty nji lule nji vesë

dashuri u quajtëm me emer

---------

të dy si një rreze flisnim për ardhmërinë

te dy u bashkuam me nji gjak shege

un e kam ftue gjithkah cicërueshëm bukurinë

si zogu të kam kdnue n' majë dege

----------

gurgullimes artin ia mora për rimë

afsh'zemres e përqova me ëndje stil

gjithkah lumturisht ushtoja me bërtimë

i shpalosnim qehret si nji karajfil

-----

buzqeshjet tona s a lulet kan harlisë

pranverave u kan nxitë shkëlqimisi

jan joshë sa hojet e ëmbla drejt lakmisë

si në gurra etjet dashuri me pi

----------

ne ishim shembulli i bashkimit në njësim

si dy fletë në nji kërcyell

un dhe ti u bëmë nji ylber n'ngjasim

si zogu me zog në pyllë

---------

më dridhej fjala e arti në zemer

si purteka- në breg të kullimit

dashuri kur dehesha duke thirrë me emer

me piken ma të lartë në valë të përkushtimit

--------------

autori xhelal ferizi

l-i-r-i-k-u- në mërgim

----------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen