Mittwoch, 7. April 2010

Dikurë Motit Në Trotoare

lirik15-11-2008, 03:51 PM


--------------------------------------------------------------------------------



Dikurë Motit Në Trotoare

--------------

xhelal ferizi autorë

----------------

Fort Kam qa Për Gjuhë Shqiptare

Sjellu Poshtë Sjellu Përpjetë

Zymt Tu u Tha Nëpër Gyrbet



-----------------------

fort kam qa e kam rënkue

deri në diell d'nesja m' ka shkue

dënesja e loti më kan ra në zemer

nanë kosovë tue thirrë me emer

------------

i kam thye sa stinë me lotin

mu në palcë e kam thye motin

e kam dënesë mendjen ilire

për kosoven gjevahire

---------

veq nji her të ja shoh lirinë

kam lut qiell e perëndinë

i kam shpalosë të dhimbshmet halle

e shpirtzue i kam dhe e zalle

--------

e shpirtzue i kam qetinat

shum bilbila e gjeraqinat

në fluturim kam nxitë dëshirat

fjalë lirike ma të mirat

-----------

për kosovë kam nisë për fusha

emërmirat ëngjëllusha

përkushtimet në dritë safiri

varg e rimë prej gjevahiri

--------

e i kam thanë oj nanë dardane

i kam shkrue me qehre hane

me fjalë dielli e rreze ari

me gjuhë të lashtë që ma la i pari

--------

i kam thanë me zemer loti

ty të kndofshin stina e moti

e nga e mërguara dhimbshuria

ja kam falë vargjet e mia

---------

i kam kndue për ato kroje

i kam shkrua me ngjyra hoje

që del mjaltes prej antike

e kam quajt shqipni etnike

--------

e të dua un i kam thanë

e kam thirrë kosovë oj nanë

në rrezani e kam qëndisë

dhuratë diellin ja kam nisë

---------

ja kam falë un moshen lule

rrnofsh i thash që su përkule

i kam thanë ti je qelike

ti je vet toka magjike

-------

ja kam nisë seciles fije

kahdo i rrijnë bari me hije

ledhatimet e mallëngjimit

ndjenjen shqip të përmallimit

--------

e qendisë i kam kurorë

sa ylbera ngjyrë harkorë

edhe shprehjet e bilurit

ja kam falë për fushë t' flamurit

---------

e urue e kam me yje

i kam kndue për fusha e pyje

me aq ngjyrë sa faqja e detit

ia kam falë shpirtin t' poetit

-------

ia kam falë edhe dashurinë

edhe të majave bukurinë

në maje të artit ku rrin vlera

i kam falë gaz si pranvera

---------

i kam falë un vargje e rimë

porsi zogu me cicërimë

këngë e lavde i kam thurë

i kam kndue për dhe e gurë

-----------

i kam k'ndue për abetare

për liri e gjuhë shqiptare

për kallijt e bereqetit

i kam kndue me mallë t' kurbetit

-----------

I KAM KNDUE GJITHMONë ME ZEMER

e kam quajtë mahni me emer

kosovë nanë i thash magjike

më kan kja vargjet elegjike

--------

më kan kja e më kan dënesë

me kullimin lot si vesë

porsi ujrat mbi ujvare

e kam ujitë me kangë shqiptare

------------

Autori kënges artistike lirike shqiptare

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen