Mittwoch, 7. April 2010

O shpirti im i dashur Mitrovicë

O shpirti im i dashur Mitrovicë


--------------------------------

Shkruan xhelal ferizi autori në mërgim

--------------------------------

un ty të kam puthur në secilen kokërr dhe e kore

fluskat e bardha borë e shi e kahdo ti kam l'mue

un ty të kam ndje në secilen pore

kur bashk jemi përqafue

-------------------

un kam notuar ibrit në secilen valë

shkumbardhave që hjeshonin bardhsisht

un jam i dikurshmi i yti djalë

kur flisnim bashk rrezanisht

------------------

un ty naten të kam përshkruar

në vargun tim bashk me hanen

kur nata ishte yjzuar

larmisht tue shëndritë dardanen

-----------------

un jam biri yt i djegur larg

vargjet mi ka lidhë varfrija e zingjiri

un për ty jam bë varg

fletë e paanë e qiri

------------------

un ty ti kam lmue lulet në secilen fletë

rrugët ti kam bekue

por tash me fjalën penden i huaj kam mbetë

hapin n' mërgim tu e lakue

---------------------

un me lot ta kam la arin

nëntoken e begatinë

per ty në shpirtqiellin tim do ta ruaj ditarin

e qelizave' e si det dashurinë

---------------

ti je ëndrra ime

gjandarët më lan pa ty

un nuk të ndahem me shkrime

yjet kah ti kam me i kthy

......................................

xhelal ferizi në mërgim në dhe të huaj shkruan

autori nëpër vite me vargje shqiptare

kushtuar vendlindjes Mitrovicë

.........................................

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen