Mittwoch, 7. April 2010

Rracë njerzore

Rracë njerzore


------------------------





autori xhelal ferizi

------------------------





rracë njerzore,e prirë për dukje e zhdukje!



rracë njerzore me prirje për q'nukje



rracë njerzore që shkelë përmbi dhe



që shkelë ,parime e globin don me e,pre



rracë njerzore që shkelë mbi parimin



që e don egon,që e don,ngatrrimin



që mbështjellë koken me do paragjykime



që vret,diell,e shekuj,në menyrë t 'përkryme



që len gjurmë e krim para e mbas bryme



rracë që për kob tëndin mendjen ke t' përsosur



rracë që mendja jote do të shtrij t' plandosur



ah rraca njerzore kafken me rradake



e përdorë me tru n' boten rrumbullake



edhe për mëri edhe për shum leqe



për gjak e për luftra e për kohë të keqe



për lot e për gjamë shum her je shkaktare



që paqen e vret me flakë e me zhare



e kputë qdo rreze e damarë e nurë



kahdo lidhen n' zemra me paqe si urë



e ndezë edhe fjalen kohes i lagë qerpikun



e mbrehë për pushtime tehun e qelikun



më duket nga njiher për kob menqurohesh



a thue në cak vrapi n' lakmi do t' deshtohesh



se në shekuj vrapi e në shekuj gare



nuk po mbanë drejtsi po dredhon kandare



sillet edhe mbshtillet filli yt me mund



caku yt e hapi,do të sjellin fund



mendja jote e sherrit që prinë për djallzi



diellin ka me e gjveshë hanen ka me e shkri



globin me e mbushë zjarre,me e përzie me ujë



truri yt me prirje që i don shekujt n' rrmujë





------------------------------------------

autori xhelal ferizi nëpër vite me vargje shqiptare

--------------------------------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen