Mittwoch, 7. April 2010

Si u bëra un vet dashuria

Si u bëra un vet dashuria


---------

Autori xhelal ferizi

liriku i vargjeve shqiptare

--------------------

un u bëra vet dashuri

vetprodhues i dashurisë

u bëra i shtyrë nga idealet e mia

duke nektarizuar kahdo mirësisë

-------

kam shkuar lule më lule kahdo e hoje

ëmbëlsirat në arsye i kam gjetë

kahdo ku rrin bukurija mbi troje

ku lulet larmojnë mbi fletë

---------

mandej dardhave qershijave e në bli e ftue

në shekuj'ndjenjat e shpirtzimeve me vlera

un kam pritë shegen derisa ka lulzue

e shijet aromtare kur i ka përhapë era

----------

e kam pritë artin deri sa u zbërthye

nga secila mirësi në gjen

e nga fluturimet zogu deri sa u kthye

cicrueshëm me këngë kah vjen

----------

kahdo jam mbushur me kto ideale

kahdo në kroje e gurra

currrilve prrojeve nëpër ligje e male

kam folë me dushk e shkurra

----------

mandej kah ka zana ku lahen nëpër kullime

në virgjri të maleve andej kah biluri

nektarizonte gjithkah në dashuri penda ime

si vala zbardhueshëm mbi guri

---------

andaj un vet u bëra dashuria

shpirtat duke i shartuar me currila

sa her jam bë dritë që të shndrisë ndjenjësia

nji shpirtë cicrimtarë u bëra me bilbila

-----------

u bëra dashuria se yjt më vinin vet

zabeleve kur un shkoja me pendë shpirtrore në dorë

secila dashuri dontë të bëhej det

në mua e penden të moas na lënë të gjorë

---------------

dashuria vet në bëheje hoje

e un e sajë bëhesha bletë

nga shpirti në shpirtë e nër art goje

u bëra dashuria vet

-----------------

autori xhelal ferizi -liriku shqiptarë

kosovarë

nga e lashta dardania antike

nji nder djepat e lashtë të etnisë ilire

përshëndetje kombit tim në trojet etnike dhe në mbarë boten

-----------------------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen