Samstag, 3. April 2010

Nëse do të pyesnim menqurinë

Titulli: Vargje Nga Poeti Lirik Xhelal Ferizi




--------------------------------------------------------------------------------



Nëse do të pyesnim menqurinë

'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

nga autori xhelal ferizi-liriku i vargjeve shqipe

''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

nëse do të pyesnim menqurinë

i pari do te duhej te ishte meritori

në secilin mot e stinë

e jo puthadori falltori e i gjori

''''''''''''''''''''''''''

nëse do te pyesnim menqurinë

buka do të duhej te hahej me dije

e jo buzët në kuvende të rruspijnë

e herojt dijetarët ti lënë nën hije

''''''''''''''''

nëse e pyesim menqurinë

udha duhet shtruar me shkollë

në komb duhet mbjellë dashurinë

e kahdo mendjen e hollë

'''''''''''''''''''

nëse e pyesim menqurinë

sokolat nuk lihen pas dore

e në krye me e qitë servilinë

e jo gjeraqinat arbnore

''''''''''''

Nëse e pyesim menqurinë

në ballë të ngritjeve vendoset vetëdija

dhe nuk e bëjmë kult dredhinë

por te menqurin e vlerat e tija

'''''''''''''''''''''''

nëse e pyesim menqurinë

kult do ta bënim punen

por jo dinakërinë e tradhtinë

masken e rrenen e dhunen

''''''''''''''''

nese menqurinë e pyesim

nuk e pranojmë pshytmen e gelbazen ne gjak

por virusin menjiher e mbysim

e hapin e mbajmë drejt pa lak

''''''''''''''''''''

nëse pyesim menqurinë

nuk vdesim vetem per lavdi

por në ballë e vendosim burrërinë

e kultures i japim vlera me pi

''''''''''''''

nese pyesim menqurinë

kullimin e bëjmë si vesen

nuk e lëmë neper burime flliqësinë

me na e shthurë fjalen e besen

''''''''''''

nese e pyesim menqurinë

nuk rrijmë kot si hut

tjetrit t e ja vjedhim mundin per tu veshë vet me lavdinë

por japim me mund kontribut

'''''''''''''''''

nese e pyesim gjithmonë menqurinë

të aftit i qesim ne kuvend e log

por jo ata që hilet i pijnë

të pa kurrizorë puthadorë demagog

'''''''''''''''

nëse e pyesim prirjen e të famshmen menquri

nëse e pyesim menqurinë magjke

bashkimin e bëjmë fuqi

e shqiperinë e bëjmë etnike

'''''''''''''''''''''''''''

autori xhelal ferizi#

liriku i vargjeve shqiptare

'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen