Mittwoch, 7. April 2010

Qe prej qiellit tash jam nisë

Qe prej qiellit tash jam nisë


----------------



autori xhelal ferizi

---------------------

qe prej qiellit tash jam nisë

sa po zbardhi moti e stina

në varg me rreze me të qëndisë

që ti yllë t' dukesh elina

-----------

e kam marrë një të bardhë me veti

re qiellore prej kaltrije

po bie në ara bereqeti

me ta zgjedhë një lulë lirije

---------

kahdo të duash mbi tokë dardane

veq le të jet me fletë e erë

e të uroj shqip me gjuhë nane

qofsh gjithmonë lule me vlerë

------------

e i kam ftue shum kanarina

e bilbilat me larmi

me cicërue për ty elina

në emocion me t'ndezë knaqsi

------------

e në zbritje në dhe të parve

të gjetsha zogzë un tue këndue

në pamvarsi mbi dhe t' shqiptarve

si zymbyl tue ligjërue

----------

e ta dhurofsha i shpresë behare

si i dhuron dielli ndoj bime

të qelur fije rrezatare

varg poeti në ndjenja rime

---------

që ti në shekuj si shqiptare

fort ta ruash porsi miqsija

porsi kangen magjistare

për me e mbajt si e don mirsija

---------------

se i don malli e kujtimi

i miqsisë kur mosha vyshket

le të rrij ky art i imi

neper shekuj të mos ndryshket

--------------

Autori xhelal ferizi kushtuar miqsisht

KRIJIMTARI ARTISTIKE POETIKE

GJITHMONë artistikisht miqsisht

vllazrisht

ne funksion te mjeshtris se artit te krijimtarisë

vashave shqiptare

përshëndetje nga liriku i popullit

që i krijon brezave shtresave popullore

vargje lirkike artistike shqiptare

---------------------

lexoni nga autori shqiptarë

vargje të lira artistike

tregoni shoqes shokut

-------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen