Mittwoch, 7. April 2010

Nëse un kam gjuajt me dashuri

lirik09-10-2008, 08:20 AM


Nëse un kam gjuajt me dashuri

------------------------------



Shkruan Xhelal Ferizi

------------------------------



nëse un kam gjuajt me dashuri o tokë e gurë e dhe

dhe për ju o muza kam pi

ideale që shtrejtë shum shtrejtë i kam ble

e ju më keni shkri

si dyell në të huaja fe

----



nëse un kam gjuajt me fjalen fiq e shegë

dhe langbardhin menqurak sheqer e fryte kam mbjellë

nëse un kam gëzuar qdo bilbil në degë

përse ju më mbyllët në të ftoften shpellë

-----



nëse të gjith shekujt plot dëshira ëmbëlsore

ua kam shpërnda si faren e ugarit

dhe yjet ua kam sjellë ndër troje për dore

për të shëndritë me pend'bardhen e arit

------



përse ju më mbuluat me dofar mohimesh

kur un plot dashuri ua kam mbushë hambaret

dhe ju shoh akoma me dofar pendimesh

thue se u kam borgj përqindjet a kaparet

-----



nëse un kam gjuajtur me mjaltë e butësi

me të ëmbla stinë shpresëtare

me vlime sherbetesh për secilen kuptimsi

përse ju me lat në trotoare

------



Autori Xhelal Ferizi

nga mërgimi me vargje shqiptare

-----------------------------------

lexoni vargje nga autori xhelal ferizi

tregoni shoqes shokut

---------------------------------

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen