Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''Shqiptarë të bijtë e vuajtjeve
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''
Xhelal ferizi autorë
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
shqiptarë të bijtë e vuajtjeve të lindur nga guri
shqiptarë të bijtë e gjamëve e dhimbjeve pa kufi
shqiptarë nëpër shekuj që laku fytin sa ngusht ua zuri
shqiptarë sa vujatjet i keni pi
''''''''''''''
o zot q' ësht ky fenomen o zot ku e ka burimin
kah vijnë kto rrisk'zeza fatale
kto mote që na shkruhen ku jeta e humbë kuptimin
e na rënkojnë fusha e dete e male
''''''''''''''''''''''''
mbytu nëpër dete mbytu nëpër lot
mbytu nëpër ikje e mërgime
si dje nëpër kohra ne shekuj edhe sot
rob të lidhur në mundime
'''''''''''''''''''
të bijtë e varfrisë të bijtë e zingjirit
të bijtë e tragjedisë
të bijtë e dramave që nga koha e ilirit
të bijtë e etnike shqipërisë
'''''''''''''''''
të bijtë e trotoareve të botes endacak
pa cak po tokë e pa dhe
te bijtë e dënesjeve në të shprishurin gjak
te bijtë e përbuzjeve nëpër kombe e fe
''''''''''''''''
të bijtë e ikjeve të bijtë e eksodit biblik
të falur mëshirave të botes
të bijtë e shërbimeve për nji metelik
nëpër duart e pa'lara të botes
o robër të planetit pa kumarë e pa mik
''''''''''''''''''
robër të kulteve robër të anarkisë
o robër të pshtjellimeve nga mjerimi të ndjekur
robër të lugetërve e të padronve të kurvrisë
o robër për së gjalli të vdekur
''''''''''''''''''
shpërnda o robër të bijtë e askundit nëpër glob
pa pikë mbështetje në atdhe
o të bijtë e vuajtjes që ju prodhojnë kob
të zezat kombe të botes shum etni e fe
'''''''''''''''''
nëpër të huaja udhë me akuj e udhkryqe
nëpër kalime tunelesh me plot mërzi ftoftësije
të mbështjellur në akuj të huaj nëpër skuta qyqe
mbi rrema rrënqethës të mbuluar me akuj hije
'''''''''''''''''''''''''''''
në atdhe të mbuluar me perde të zeza
të shtruara nga maskat mizore
si dje si sot nëpër mote e breza
o të bijt e provave botrore
'''''''''''''''''''''''
mbi ju o të bijt' e eksperimenteve bizare
kaluan shum intriga laboratore
o të bijtë e shqipërisë etnike shqiptare
ju mbyten nëpër valle djallzore
'''''''''''''''''''
luaj për djallin e luaj për miq të huaj
luaj për për europë e për grek
luaj për të huaj tjerë oh mëmë sa po vuaj
luaj o i biri i vuajtjes pa shtek
'''''''''''''''''''
të bijt' e vuajtjes të bijtë e lojes diktat
të bijt'ë e stërzgjatjeve të mbyllur në qark
të bijtë e kusuritjeve nga pakti në pakt
të bijt' e rrethit të mbyllur n' gjysëm hark
'''''''''''''''''''
të bijt' e europes njerkë që për treg
ju ka ,e për karta e kazino e zare
të bijt' e kontinentit që ju pjekë e ju djegë
e ju shuan me premtime n' pazare
''''''''''''''''''
Autorë Xhelal Ferizi
------------------------------
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen