Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
l
Luanim me lojë
''''''''''''''''''''''''''''
Xhelal Ferizi autorë
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
Luanim un me lojë të detyruar
duke ruajtur mirë e pastër mbrendinë
ata me lojë të tyre
un paraqitja mjeshtrinë
e ata me gjithfar lloj fytyre
të dy palët vështronim un isha i mërguar
ata hulumtonin në mua msheftësinë
e unë në qdo pjesë fytyre
psonisja padjallzinë
ata me qakërdisje
nga njiher të bukura
e me shëmtim
me plot djallzi e kombinim
''''''''''''''
me kombinime të vjedhura nëpër endacakeri
me dhelpra e lëkura qakajsh në shpinë
me bënin nji far vardisje
gati vdekatare
qfar kuisje
'''''''''''
ata me hunguri
e lehje gjithfare
un me besnikri e qendresë shqiptare
e gjith kjo ishte lojtari
topi her andej her kendej binte
neper dy fusha te dyja palët armike shekullore
njëra dhelper e ardhur nga larg
ndërsa un zemer vendase arbnore
u mësova edhe un taktikë
ashtu siq imponohej loja
me thika e buzqeshje cinike
her hapur her te mshefura pas dore
lasstik na ishte goja
buzqeshnim me levizje provizore
''''''''''''''
e un me të rrejshmen psonisje dashuri
detyrim i zi
të ju qeshësh derrave e te ju thuash dajë
fjalë e lashtë popullore
isha gati nga qeshja e lustruar
te shpertheja ne vaj
qfar kohe ezezë mizore
dhelpra iriqa te ngrirë te ardhur nga larg me qakaj
te dy palët po,luanim
lojë s e jo mahi
un i lidhur në rrol detyrueshëm
dhunshëm artist a mund ta quaj kët dhunti
të dy palët po e përshkruanim
e aktronim
atmosferen
ata me ves bizari
e un '''''''''''
me at fatkeqsi të mjeren
si gjithmonë un i mjerë shqiptari
mendueshëm
po e ruaja nderen
të mbështjellur në thellsi
dhe tremebesha
nga rentgeni i tyre barbar
i mbrehti zbulimtari sy
dhe veshesha
me zgërdheshjen bukuri
në rrugen e cakut për të mos u thy
mashtrimet po ecnin
por mbrenditë gjëmonin
në të dy gjuhët
ata në gjuhen e pushtimit e krimit
në të në menduarit masakër qe as nuk mund me fjalë të thuhet
e un i pmbrojturi i biri i ankimit
me at ndjenjë që nuk mund të përshkruhet
po e luaja lojen e aktrimit
të dy palët të etur
un për liri e shpëtim nga kthetrat e djajve të uritur
ata me uri për sa ma shum shqiptarë të vdekur
dhe me masken e krimit
o zot sikur po na shihte qielli qfar loje
akrobacion elastik reth rrotuillimit
diplomaci kozmetika
rrudhat ne fytyrë nuk na dukeshin
lekura ishte bë elastike
qfar loje armiqsh
fund ekrye taktike
rreth lojes me kurtha te mashtrimit
te dy palet armiq
un dhe ata gjoja të dashuruar
po luanim me fiq
në teatrin e maskuar
thikat mshefura prapa buzqeshjeve
tmerr o tmerr lojë e detyruar
qfar rrethanash
nuk ju besohej as syve te kti teatri
kah po e shihnim
sa e pafundme
lojë intrige
ne njeren anë engjulli shqiptarë per te mbrojtur jeten
pafajsinë
ne te anen tjeter bij e stan shtrige
nga ngricat te ardhur ne ballkan
loja po ecte
edhe kënga pseudomiqsore
në fyt më ngecte
nëpër ato vdekuri mizore
rracë e mallkuar
akull ferri
ku loja më rrëshqiste nganjiheri
po si mund të luaja un lojen
lojen e demonit a mund ta luaj mirsia
a mund të behet delja skile
që kur gojen e hap kafshria
ajo te luaj për shpëtim me hile
dhe mbasi mbaronte shtihimi i të dy palve
fillonte beteja
un që kisha pi ujë të bekuar nga shejtria
të bëhem si rrufeja
të bëhem therrë ferri
edhe pse isha karajfile
te shëndrrohem në brum të kanibalve
nga e detyrueshmja domosdoshmëri
nga dhuna imponimet
nga kohrat kopile
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''
Xhelal Ferizi autori
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen