Sonntag, 14. März 2010

Kam mbjellë mir'si

Kam mbjellë mir'si
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
shkruan xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

kam mbjellur neper kopshtije lule paqeje me plot dashuri
kam mbjellur neper aroma iluzionesh shije bukurije
kam mbjellur neper kohë gjithkah ideale mirësije me dashamirsi
dhe kam korrë fryte perbuzëse mosmirnjohje e pa besije
''''''''''''''''
qfar shperblimi cinik qka shperblen koha qka korrra o zot
un shqiptari që mbolla kaq shum paqe
kam mbjellur këngë vargje e rima sa shum neper qdo mot
e korra nga harbutëria sa shum bela e gjaqe
'''''''''''''''''
shpërblim se jo mahi qfar korrje'!
kur un mbjellja dashuri ne të lehta puhi
si shperblim nga koha hile fitova nji far zemer qorre
që nuk i njofti fidane te padjallzuar te mi
''''''''''''
korrje qfar korrje absurde si shpërblim neper vite
përse o i madhi zot
un kam mbjellur edhe yje shpresash në mbrëmje e ag dite
dhe korra sa dhimbje e lot
'''''''''''''''
korrjet e mia jan korrje qudira
shpërblime të pa drejta me qmim
un kam mbjellur shum besë e fjalë zemërmira
përse me korrë tash pendim
'''''''''''''''
u hodha për liri në zjarrë e në ujë
dola neper borë ne mal e ne vrri
nuk jam ma i yti tash jam bë i huaj
nder korrje te zeza kam mbrri

---
un me dritë hëne lirisë dashurisë i kam ndejt te koka
me flakë te pa shuar te deshires ndezë
e dheut te stergjyshve ku me lindi toka
nga brezi i brezit ne brez
''''''''
kam pritur e kam percjellur rreziqe neper dhimbje e teh
të shpatave te ferrit kohore e tinzare
sa shum lapsat qellim mirë në ëndrrat e mia konstruktive i kam mbrehë
për brezat që vijnë me abetare

'''
absurd o shekull qenke që për ty nuk po gjejë fjalë
me draper zhgënjimi të mallkoj
si sot që jam burrë si dje kur isha djalë
të kam mbjellë gëzim përse te korri vargoj
''''''''''

un që e mbolla diellin kahdo ne qdo zemer
me flakë dashurije deri në temena
te koka ju kam ndejtë atyre që nuk e di si ju thuhet me emer
si ti quaj mosmirnjohjet demone a satana
''''''''''

shpërblim ky per mua sa shpërblim bizarë
pranga të reja neper te pa djallzuara te mia kopshtije
me herrë e me korrë dhimbje qka qenka ky treg pazarë
që më ndjekë si e zezë e varrit nji far hije
''''''''''
si shperblim i morra dhuratat e ferrit të pa besë
edhe nga ata qe dashuri pa djallzi ju dhurova
sa cinike qenke moj jetë me shum pak melmesë
sa kot në ty u dashurova


kur un iluzionin e futa ne gjirin tim te virgjer të quajtur konak
mikpritje e pa hile edhe per gjarpij edhe djaj me bisht
nuk e dija ather se isha i padjallzuar me gjen e gjak
se hije ne kopsht timin po mbilllja te trisht
''''''''''

por as buken kan thënë mos ja jep gjithkuj
se buka e jote te vret
e gjaku qëllim mirë të shëndrrohet ne lot e ujë
e vuajtja neper lot do te ecë si det
''''''''''

mos u lidh per djalli e as per pseudo fryti
që rrënjët i ka te vizllueshme mashtruese ne ferr
se mandej do te mbetesh pendim mu ne mes fyti
i veshur per se gjalli ne terr
'''''''''''

un qe me shndritë thirra shum ylbera e yje
per me lozë argtueshëm ne qiellin me dritë hanë
un qe fllad dhurove nga shum maja e pyje
nuk po korri fryte në etninë dardanë
'''''''''''''

i prerë ne besë nga koha mosmirnjohse i prerë ne hap e krih
i pa shpresë per ndoj rigjenerim e fluturim
e koha mashtruese ngreh e mos këput o zot dil e shih
sa i namur ky i zi shperblim

''''''''''''''''



nuk po korri fryte te mira neper stinë
as hijet e flladit të lumturisë nuk po l'mojnë nën asnji bli
në dhe të huaj mergim zi dhimbjet po me rrijnë
kam mbetur si murim e fli
'''''''''''''

un kam gëzuar shum flutura kam mbjellur shum melmesa
në shum fletë e ne trupa kërcyelli
un kam mbjellë currila si te ujvares qe besa
kam kendua per qdo bimë ardhmerie e pylli
'''''''''''''
ylberit nga zemra gëzimbardhë i kam dhënë me premtim lirije e ngjyrë
me penden time te gjerë sa nji det
i kam hjeshu yjet me perkushtim ne fytyrë
sa as fuqi e fjalë per vete s' me ka mbetë

kam folë përgdhelshëm per barin per fjeren e per gurin
e per kokrrat qe lidhen ne secilin kalli
kam kenduar per dheun per shtizë e te dashurin flamurin
kam kenduar per shegen dredhzen per fleten ne ulli

''''''''''''''
kam kënduar kam dhënë gjak kontributi nga ngjyra ime e ngazllimit
nga këshillat e etjet e quajtura perpjekje e hare
kam marrë per te tjerët dritë nga yjete hëna e vizllimit
dritë te idealeve per kombe e per fe
''''''''''
autorë xhelal ferizi liriku ne mergim
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''
________________________________________

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen