Sonntag, 14. März 2010

Kur isha etja

Kur isha etja
--------
kur isha vet etja nuk më shuat etjen o mosmirnjohse stinë
kur nuk kam etje nuk erdhët fare
ju o kohra paskit lindur vetëm për injorime e greminë
mos qofsha ma i kohrave bizare
--------
kur isha vet etja sa mospërfillse ishit o mizere
dhe mospërfillse edhe sot jeni
mëkatin e keni treg ushqim ju nuk keni kurfar ndere
në interesa ju pulson refreni
--------
rrënjën e paskit të pa fytyrë
mosmirnjohse jeni fatale
ju njihni vetëm një detyrë
temena ndaj të huajve në të pshtirosur maskarade mënyrë
e vyshkjen e luleve të atdheut në rrënjë e petale
-----------
Nga autori në mërgim xhelal ferizi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen