Ndale vashë qerpikun
-------------------
shkruan xhelal ferizi
.......................................
ndale oj vashë veq njiher qerpikun
shihi malet e e lugjet me qetsi
shihe detin ma të bukur kaltrosh adriatikun
shihi trojet gjith ku i thonë shqipni
***
ndale t' diamantit aman at qepallë
që si drojshëm po qilet e mbyllet
shihi ujvarat si bien përmbi zallë
shih si lahen bregut karajfilet
ndale e drojshme mos shiko n' dro jeten
dashurinë aq ndrojtur mos e shih oj fletë
ndal qerpikun e shihe erlehten
shih pulbardhat si flutrojn mbi det
***
shihi shprehjet qe i shpalon natyra
shija fushat si i hapë t' gjelbrimit
shihja hanen naten si i shndritë fytyra
shihja krojet t 'cemta te burimit
***
shihja shpezët e ma të bukurat fole
si i mbanë etnija gjithkah në ata lisa
shih o vashë mahnitë se ka me ja vle
ndal qerpikun përmbi qiparisa
***
ndale oj vashë të ndrojturin qerpikun
e me ata sy at bukuri n'drojtare
që për vete e bën lule fikun
shihi të bukurat trojet gjith'shqiptare
***
pse të mbyllet qerpikut aq shpesh
oj e ndrojtur bukuri shqiptare
a thue ty mbrendija të ka veshë
e nuk beson në ndoj dashuri tradhtare
***
apo trembesh nga ndoj dorë e pa besë
a mos trembesh nga qenje e keqe
ndal qerpikun e shihe at vesë
kah po shndritet shih me sy pa leqe
***
se shum anash po i levizë ata sy
me qerpik e thue se diqka ke
a e sheh diellin kah ti si ësht kthy
dashurisht kah ti ësht nisë me nxe
***
e ty qerpiku të mbyllet shpesh'her
ndjenjë pas ndjenje aty rrahë n' kapak
mbaje ndale ah vetëm nji her
shih si ndezet ai rinori gjak
***
ndal qerpikun aman veq nji her
shih të shtruarat rudina e shpatije
shih sa bukur shpaloset n' pranverë
gjerë e gjat sharmi i ksaj etnije
***
ndal qerpikun oj bukuri mahnije
lene syrin pak ma me guxim
rreth e qark kësajë rrokullije
shih të bukuren si shpërthen n' gufim
***
shihja artin asaj qiell kaltrije
ku i thonë shqip të qelurit qiell
shihja valët të bardha bukurije
ku i lajnë faqet aty hanë e diell
***
ndal qerpikun me ato fije ari
shihi lulet si t'shtrohen me erë
para sharmit tënd me brum shqiptari
t' shkrihen n' gaz ty stinë e pranverë
***
për ty mahnitë të' gurrave n' kroje
valbardhat fjal'shprehje s' gjejnë si i thonë ksajë shndritje
as shartimet ngjyrash as gurgullimë në prroje
qe bien poshtë lmue me erë flladitje
***
as ato rrezet ku e larmojnë refleksin
kah mbi gurë sumbullbardhat ndahen
jo nuk dijnë kët të bukur t' ndrojtur vesin
me ta shprehë ty as rrezet që lahen
***
sa e bukur ajo droja jote
me at hap e qerpikun që t'levizë prej droje
njiqind shekuj ti bëj bashk e mote
ai diell qielli se gjenë me fjalë goje
***
nuk e gjen jo as hana e ylli
nuk e gjejnë jo as tjerat shprehje yje
nu e gjenë formulen as ai art pylli
se shprehje'bukurat thue i ke lidhë me nyje
***
se ti! ata sa shekujt n' mote që kan ikë
e ata që vijnë ti vetëm me një fije
që e levizë me t' krehurit qerpik
ua kalon me t' shprehur hjeshije
***
prandaj fjala sot ka mbetë tu u dridhë
nëpër arte plot me bukuri
me at qerpik të ndrojtur ja ke lidhë
shprehur fjalët s' po din si me i shkri
***
Ti mahnitë e ke edhe pikturen
të gjitha artet kahdo jan n' natyrë
ke mahnitë ylberore qiell'lidhse hark të tij' uren
ti me qerpikun e bukuri ndrojturen fytyrë
***
ndale aman vashë ti pa dro qerpikun
se po dridhen nga ky sharm qudije
gjithkah pikat mbi dhe kah po pikun
shi e currila prej ksaj bukurije
-------------------------------------------
Shkruar nga xhelal ferizi autori i vargjeve
qe u kendon bukurive shqiptare
----------------------------------------------
***************************************
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen